Video/ Guerreiro mban me shpresë Tuchel, sherr mes Bjelica e Sané: Bayern Munich thyen Union mes tensionit

Në rikuperimin e javës së 13-të të Bundesligës, kthehet te fitorja Bayern Munich, që pas dështimit ndaj Werder Bremen triumfoi 1-0 ndaj Union Berlin. Pas një pjese të parë të bllokuar, bavarezët thyen ngërçin dhe morën 3 pikët me golin e Guerreiro në minutën e 46′. Tekniku i Unionit Bjelica u përjashtua nga fusha në minutën e 75′ pas një sherri me Sané. Me këto tre pikë, Bayern rikthehet në -4 pas kryesuesve të Leverkusen, me po aq ndeshje të luajtura.

Sukses për Bayern Munich, që mposhti me vështirësi 1-0 Union Berlin në Allianz Arena. Një pjesë e parë mjaft e bllokuar. Bavarezët mbajtën frenat e lojës, por miqtë qëndruan të mbyllur në zonën e tyre pa i lënë hapësirë kundërshtarëve. Skuadra e Tuchel tentoi disa herë nga jashtë zonës. Por goditjet e Kimmich dhe Guerreiro nuk gjetën objektivin. Pak para pjesës së parë, Bayern humbi Upamecano për shkak të dëmtimit. Francezi ishte i detyruar të largohej për t’i lënë vendin (në fillim të pjesës së dytë) debutimit të Dier.

GOL DHE SHERR NË ALLIANZ

Në fillim të pjesës së dytë, vendasit goditën menjëherë. Në minutën e 46′, një goditje e fuqishme e Kane u përplas në shtyllë dhe Guerreiro e pati të thjeshtë të bënte rezultatin 1-0. Pas nëntë minutash ishte Harry Kane që dyfishoi epërsinë, por goli i 2-0 u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të Sané. Anësori gjerman mbeti viktimë në minutën e 75′ të një gjesti të keq të trajnerit Bjelica, i cili u përjashtua nga pankina pasi vuri dy herë duart në fytyrën e lojtarit kundërshtar gjatë një rivënie anësore. Shpërtheu një sherr i përgjithshëm, por që u qetësua shpejt. Në fund, kryeqytetasit u përpoqën të gjenin golin e barazimit, por pa ia arritur. Bayern fitoi 1-0 dhe ngjitet në 44 pikë, -4 prapa Leverkusen. Union Berlin mbetet i mbërthyer në 14 pikë, në një vend të pesëmbëdhjetë të rrezikshëm.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top