Një atmosferë e qetë te Manchester City, pas fitores ndaj Brentford, e cila i lejoi djemtë e teknikut Guardiola të rikthehen në -1 pas kryesuesve të Liverpool. Ndeshja u vendos nga Erling Haaland (goli i 22 në 28 javë në Premier League), i cili kohët e fundit u bë objekt kritikash. Në këtë drejtim futet edhe pozicioni i teknikut spanjoll, i cili gjatë konferencës për shtyp nisi një shkëmbim batutash mes arrogancës e humorit me një gazetar.
GUARDIOLA NË KONFERENCË PËR SHTYP
“Mos i kritikoni lojtarët e mëdhenj, sepse ata përfundojnë duke ju mbyllur gojën – komentoi Guardiola në konferencë -. Ndodh gjithmonë kështu. Haaland ka qenë jashtë për dy muaj dhe javën e kaluar humbi gjyshen, ishte shumë e vështirë për të. Nuk është e lehtë për askënd të jesh njeri dhe është normale që ai nuk është në formën më të mirë pas dy muajsh mungesë”.
“JETA IME ËSHTË MË E MIRË SE E JOTJA”
Këtu nisi edhe shkëmbimi i batutave me një nga gazetarët e pranishëm në sallën e shtypit: “Unë nuk jam gazetar – vazhdoi Guardiola – dhe nuk do ta kisha bërë kurrë këtë punë”. Replika e gazetarit ishte e menjëhershme, por përgjigjen duhet ta kishte marrë me mend: “Çfarë të keqe ka të jesh gazetar?”. E përgjigja përfundimtare e teknikut të City mes të qeshurave të të pranishmëve ishte sa arrogante aq edhe e vërtetë: “Unë jam trajner, jeta ime është më e mirë se jotja – komentoi ai me ironi – prandaj dua të jem trajner dhe jo gazetar”.
https://twitter.com/MailSport/status/1760246214992318882?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1760246214992318882%7Ctwgr%5Ec04a527b5460997e39564eb0d64ff555d1de2661%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F02%2F21%2Fvideo-guardiola-behet-arrogant-me-gazetarin-jeta-ime-eshte-me-e-mire-se-e-jotja%2F