Video/ Grushta e shkelma në Independiente-River Plate: një gjest shkaktoi gjithçka

Një ndeshje që u shndërrua në një përballje mundje e lirë. Një lloj “wrestling” në fushën e futbollit në ndeshjen Independiente-River Plate. Ndeshja e kampionatit argjentinas përfundoi me grushte e shkelma.

Independiente-River Plate u vendos në fund, kur vendasit shënuan golin e fitores me rezultatin 2-1. Deri atëherë ishte një ndeshje si çdo tjetër, me atë grintë dhe agonizëm që futbolli jugamerikan di të ofrojë. Por në momentin e festës së golit të fitores, një lojtar i vendasve bëri një gjest me gishta, duke imituar mitralozin në drejtim të tifozëve të River Plate. E kështu, në përfundimin e ndeshjes, shpërtheu përleshja.

Wrestling mania!
Grushte, shkelma, shtyrje, dhe shumë të tjera. Dukej si një ring wrestling, por në të vërtetë ishte stadiumi i Independiente. E gjitha ishte për shkak të festës së golit të Sebastian Villa. Pamjet e ngjarjes bënë xhiron e botës, dhe tani videot janë në shqyrtim nga drejtësia sportive, që është e gatshme të marrë masa të ashpra ndaj protagonistëve negativë. Priten disa pezullime për lojtarët dhe anëtarët e stafit të përfshirë, pasi u shkaktua dëm imazhi për futbollin argjentinas.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top