VIDEO/ Granit Xhaka shënon një tjetër gol spektakolar me Leverkusen

Granit Xhaka është protagonist absolut i Leverkusen. Mesfushori shqiptar realizoi eurogol për “aspirinat”, në ndeshjen e Bundesligës ndaj Frankfurt.

Pas një topi të largua nga mbrojtja kundërshtare, e majta e Xhakës përfundoi në rrjetë, me portierin Kevin Trapp që në këtë rast nuk mund të bënte asgjë, pavarësisht se “fluturoi” por pa mundur dot për të mbërritur topin.

Për 31-vjeçarin, ky është goli i 3 në kampionat, në 31 ndeshje. Ai ka kontribuar mjaft për Leverkusen në këtë sezon, duke i dhënë një ndihmë të madhe në fitoren historike të titullit kampion.

Besimi i dhënë nga trajneri Xabi Alonso është shpërblyer më së miri, me paraqitjet e lojtarit që kanë qenë në nivelin e duhur. Xhaka u transferua te Leverkusen në verën e kaluar, pas disa vitesh qëndrimi te Arsenal.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top