Video/ Goli i Retegui në debutim nuk i mjafton Italisë, Anglia fiton me 10 lojtarë: Kane e CR7 rekorde historike

Marshimi kualifikues drejt Euro 2024 nis keq për Italinë. Në stadiumin ‘Maradona’ në Napoli, të kaltrit mposhten 2-1 nga Anglia në ndeshjen e parë të grupit C. Regregui markon me gol debutimin e tij me fanellën e Italisë, por Southgate i gëzohet golave të Rice e Kane. Sulmuesi i Spurs bëhet shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Tre Luanët, me 54 gola, një mbi Rooney. Rekord edhe për Cristiano Ronaldo, në fitoren 4-0 të Portugalisë. Në debutimin e Roberto Martinez, CR7 shënon dygolësh dhe bëhet lojtari më me shumë prezenca në kombëtare, 197. Askush si ai, në kuotën 120 gola me luzitanët.

GRUPI C
Gara e Italisë drejt Euro 2024 nis me këmbën e gabuar. Anglia mposhti të kaltrit në Napoli me golat e Rice dhe Kane. Dy gola në pjesën e parë, në të cilën Italia e re e Roberto Mancini lejoi shumë. Një devijim nën portë nga lojtari i West Ham dhe më pas penalltia e kapitenit anglez Kane e bënë menjëherë ndeshjen të përpjetë. Në pjesën e dytë erdhi reagim i madh i Italisë. Anglezët u zhdukën nga fusha, ndërsa Retegui në asistin e Pellegrini rihapi ndeshjen. Italia vazhdoi të shtyjë, krijoi raste, por nuk barazoi dot, as kur Shaë u përjashtua në minutën e 79′. Dy kartona të verdhë në 60 sekonda për mbrojtësin e United, por Italia nuk rikuperoi. Të dielën (20.45) ndeshja në transfertën e Maltës, që gjithashtu humbi 2-1 kundër Maqedonisë së Veriut. Ballkanasit janë bashkë me Anglinë në krye të Grupit C falë golave të Elmas (66′) e Churlinov (72′).

 

Grupi H
Tre gola për atalantinin Hojlund në 3-1 e Danimarkës ndaj Finlandës. Danezët udhëheqin grupin bashkë me Irlandën e Veriut dhe Slloveninë. Brekalo në të 47′ e Vipotnik në minutën e 78′ përmbysën avantazhin e Kazakistanit me Samorodov. Tre pikë për Slloveninë, në renditje pas irlandezo-veriorëve me diferencë golash. Dygolëshi i Charles (24′ e 55′) mbylli historinë në favor të tyre në transfertën e San Marinos.

 


GRUPI J
Buzëqesh Portogalia, që merr përpara 4-0 Liechtenstein me dygolëshin e Cristiano Ronaldo e golat e Cancelo e Bernardo Silva. Tre pikët e para për teknikun Martinez, që i dha mundësinë CR7 të bëhet lojtari me më shumë prezanca te Portugalia. Luzitanët i ndjek pas Bosnja, që falë dygolëshit të Krunic mposht 3-0 Islandën. Dedic në minutën e 63′ mbylli ndeshjen në favor të ballkanasve. Përfundon pa gola sfida mes Sllovakisë e Luksemburgut.

 


Euro 2024 Qualification: Group C
Italy 1-2 England
North Macedonia 2-1 Malta
Euro 2024 Qualification: Group H
Kazakhstan 1-2 Slovenia
Denmark 3-1 Finland
San Marino 0-2 Northern Ireland
Euro 2024 Qualification: Group J
Bosnia and Herzegovina 3-0 Iceland
Portugal 4-0 Liechtenstein
Slovakia 0-0 Luxembourg

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top