Rangers kanë krijuar historinë e klubit në Europë duke mposhtur një klub suedez për herë të parë. Gjigantët skocezë luftuan për një fitore 2-0 në transferë me Malmo në stadiumin Eleda, në debutimin e tyre në Europa League të enjten. Në gjashtë ndeshjet e mëparshme të skuadrës së Ibrox kundër një rivali nga Suedia, ata nuk kishin arritur të fitonin: humbën në katër raste dhe barazuan dy herë.
Ishin ndeshjet më të shumta që ata kishin përballur nga një komb specifik pa dalë fitues. Katër nga ato ndeshje erdhën kundër Malmo, që kishte marrë dy fitore dhe po aq barazime në takimet evropiane mes tyre. Por miqtë e nisën në mënyrë spektakolar pasi kaluan në avantazh me sulmuesin e gjithanshëm Nedim Bajrami.
— Rangers Football Club (@RangersFC) September 26, 2024
BARAZOHET REKORDI
25-vjeçari zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 55 sekondash, kur ai dërgoi topin në rrjetë me portën bosh, pasi Cyriel Dessers goditi shtyllën. Dessers kaloi edhe portierin e Malmo Johan Dahlin, por nuk mundi të drejtonte tentativën e tij në rrjetë. E Bajrami nuk gaboi në mundësinë e paraqitur.
Me golin e tij është hera e parë që një lojtar i Rangers shënon brenda një minute gjatë një ndeshjeje evropiane që nga tetori 1998. Mesfushori italian Gennaro Gattuso e gjeti rrjetën në fillim të Kupës së vjetër UEFA në një fitore 4–2 kundër Beitar Jerusalem. E pabesueshme, të dy golat e fundit të shënuar nga Bajrami për klubin dhe kombëtaren kanë ardhur brenda 60 sekondave.
Lojtari i kombëtares shqiptare shënoi pas vetëm 23 sekondash kundër Italisë në Euro 2024 në verë. Ishte goli më i shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian, megjithëse fatkeqësisht për Bajramin, goli i tij nuk pati rëndësi pasi Italia u rikthye për të fituar 2-1. Edhe pse fatmirësisht këtë herë, Bajrami, me golin e tij, ndihmoi Rangers të nisnin në mënyrë të përsosur në kompeticionin e nivelit të dytë të Evropës.