Video/ Gol i anuluar De Ketelaere e penallti për Inter: poker i Inzaghit ndaj Atalantës e titulli fare pranë

Inter-Atalanta 4-0 në rikuperimin e javës së 21 të Serie A. Zikaltrit e Simone Inzaghit arratisen +12 ndaj Juventus, në krye të tabelës dhe e bën këtë duke shënuar të paktën katër gola në portën e kundërshtarit për ndeshjen e katërt radhazi në Serie A. Pas një goli të anuluar nga De Ketelaere në fillimin e ndeshjes, Inter ekzaltohet, duke gjetur avantazhin me Darmian në minutën e 26′ pas një gabimi të Carnesecchi. Inter dyfishoi epërsinë me Lautaro Martinez pak para pushimit. Në pjesën e dytë, pas penalltisë së humbur nga argjentinasi, Dimarco fiksoi trisin, para se Frattesi të bënte poker në minutën e 71′. Atalanta mbetet në vendin e pestë, -2 në renditje pas Bolonjës në zonën Champions League.

Duhej të ishte një ndeshje e madhe dhe në vend të kësaj publiku i Giuseppe Meazza shijoi një tjetër goleadë nga një ekip i pandalshëm në vitin 2024. Inter-Atalanta përfundoi 4-0, djemtë e Inzaghit fituan ndeshjen e 11 nga po aq të luajtura në vitin kalendarik.

 

Zikaltrit e mbyllën shkurtin duke nxjerrë një ndjenjë të plotfuqishmërisë që rrallë kujtohet për vazhdimësinë dhe shtrirjen e rezultateve. Fitorja e tetë e kampionatit me të paktën katër gola diferencë mban firmat e Matteo Darmian dhe Lautaro Martinez në pjesën e parë, plus Federico Dimarco dhe Davide Frattesi në pjesën e dytë. Argjentinasi goditi edhe traversën dhe humbi një penallti. Juventusi, nuk mund të bëjë asgjë e zbret -12 pas kryesuesve.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top