Video/ Gol, duartokitje e lot, Alex Sandro i jep lamtumirën Juventus: “Kurrë nuk kam qarë kaq në një javë”

Aventura e Alex Sandro te Juventus përfundoi pas nëntë sezonesh. Mbrojtësi brazilian i dha fund historisë së tij me bardhezinjtë në minutën e 74′ të ndeshjes kundër Monza, në Stadium, në javën e fundit të kampionatit, duke shënuar gjithashtu golin e 2-0. Realizimi i 16 dhe i pari që nga prilli 2021 në 327 paraqitje për Alex Sandro (barazoi Pavel Nedved si lojtari i huaj me më shumë prezenca me klubin).

Në momentin e zëvendësimit, i gjithë stadiumi e duartrokiti në këmbë brazilianin dhe Alex Sandro nuk mundi t’i mbante lotët e emocionit. Në bilbilin e fundit ai ishte i pari që ngriti dhe u tregoi tifozëve Kupën e Italisë të fituar në finalen kundër Atalantës. Më pas erdhi vlerësimi nga presidenti Ferrero, i cili i dhuroi fanellën speciale me numër 327, ndërsa shokët e skuadrës e duartrokitën në rreth.

“Ishin ditë emocionuese për mua, nuk kisha qarë kurrë kaq shumë në jetën time në një javë, vërtet, jo vetëm sot – tha ai për Dazn në fund të ndeshjes –. I gjithë ky rrugëtim ka qenë i bukur për mua. Falënderoj tifozët, qytetin, ky vend i mrekullueshëm që është Italia dhe të gjithë shokët e mi. Jam krenar për veten time dhe për atë që kam bërë, jam shumë i lumtur për historinë e bukur që kam krijuar për të gjithë këta njerëz. Allegri është një trajner nga i cili kam mësuar shumë, e falënderoj për besimin që më ka dhënë, jo vetëm si lojtar, por edhe si person. Ai vërtetë është një person special në jetën time”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top