Video/ Gjimshiti tund rrjetën në Champions: Atalanta në avantazh, Sylvinho buzëqesh për kapitenin e rikthyer

Pas një dëmtimi që e mbajti larg kombëtares në ndeshjen e shtatorit kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë, Berat Gjimshiti është kthyer monumental. Kapiteni kuqezi jo vetëm ka rimarrë vendin e tij në prapavijën e Atalantës, por po e bën veten të ndihet edhe në zonën gol. E madje në kompeticionin më të rëndësishëm: Champions League.

Në fushën asnjëanëse në Gelsenkirschen, Atalanta po luan kundër Shakhtar Donetsk në ndeshjen e tyre të dytë në kompeticionin me formatin e ri. Bergamaskët e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave dhe protagonisti i madh është Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi zhbllokoi ndeshjen duke thyer mbrojtjen ukrainase në minutën e 21′. Pas një aksioni të bukur, Lookman dërgoi një top në zonë e Gjimshiti devijoi si një sulmues tipik përpara se portieri të mund të ndërhynte.

Lookman pastaj shënoi edhe golin e dytë një minutë përpara pushimit, duke i dhënë qetësinë Gasperinit në pankinë. Pas barazimit me Arsenal, duket se fitorja e parë për zikaltrit është te kthesa. Një lajm i mirë edhe për teknikun e kombëtares Sylvinho që do të ketë një rikthim me peshë në prapavijë.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top