Video/ Gjasula barazoi në minutën e 95′, i vëllai shpërthen në lot: shikoni reagimin e Jurgen

Barazimi me Kroacinë ishte dramatik, me kuqezinjtë që kaluan nga fitorja në humbje, për të rrëmbyer në fund një barazim drithërues, kundër të tretëve në Botërorin e Katarit. Protagonist absolut, në të mirë e të keqe, ishte Klaus Gjasula, që shënoi një autogol që përmbysi rezultatin në favor të kroatëve, përpara se të barazonte në kohën shtesë, duke çmendur nga gëzimi tifozët, mes të cilëve spikati edhe vëllai i tij Jurgen Gjasula, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare.

Mesfushori i Darmstad u fut në fushë në minutën e 72′ kundër Kroacisë dhe pas katër minutash në fushë shkaktoi autogolin fatkeq. Një episod që mund të linte trauma në mendjen e Klaus, që nuk pati impaktin e duhur me ndeshjen kur hyri, por e mbylli atë si duhej. E kur humbja dukej e sigurtë, Gjasula shpengoi veten duke shënuar golin e barazimit për Shqipërinë. Një gol, që mbi të gjitha emocionoi në tribunën e stadiumit të Hamburgut të vëllain e tij Jurgen Gjasula.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka ndarë dy video të momentit të realizimit të golit për Kombëtaren teksa shpërthen në lot. “Nuk kam fjalë, jam shumë krenar për ty vëllai im”, shkruan Jurgen.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top