Video/ Gatti dënon Sporting, Juventus shpëton falë Perin: United hedh poshtë dy gola në 9 minutat e fundit

Ekuilibër në ndeshjet e para cerekfinale të Europa League, me asnjë fitore siguruese. Pas fitores së Feyenoord, edhe Juventus përgjigjet prezent duke marrë një fitore minimaliste në shtëpi. Gatti dënon Sporting, por bardhezinjtë duhet të falenderojnë Perin, nëse shkojnë në Lisbonë me 1-0. Në dy ndeshjet e tjera barazime: Manchester United con dëm dygolëshin e Sabitzer në 9 minutat e fundit. Sevilla rrëmben një 2-2 me veteranin Navas e autogolin e Maguire. Barazim 1-1 edhe mes Leverkusen e St. Gilloise.

JUVENTUS 1-0 SPORTING

Juventus mposhti 1-0 Sporting Lisbona në Torino dhe fitoi raundin e parë në çerekfinalet e Europa League. Djemtë e teknikut Allegri vuajtën në pjesën e parë, rrezikuan në disa raste të kapitullonin. Më pas, bardhezinjtë u rritën në pjesën e dytë, deri në minutën e 73′ kur Federico Gatti zhbllokoi një ndeshje të komplikuar. Mbrojtësi shënoi golin e tij të parë me fanellën e Juventus, duke përfituar edhe nga një gabim i portierit Adan. Për Szczesny, që u zëvendësua në pjesën e parë nga Perin për shkak se ndjeu dhimbje në gjoks, kontrollet nuk evidentuan asnjë problem. E zëvendësuesi i tij, në finale rrëmbeu skenën, me një ndërhyrje të mahnitshme të dyfishtë në kohën shtesë. Portieri shpëtoi skuadrën e tij, ashtu si bëri Pobga i sapo futur, pak minuta më parë. Kështu, Juventus në ndeshjen e kthimit, të planifikuar për shtatë ditësh në Lisbonë, shkon me një gol për të mbrojtur.

MANCHESTER UNITED-SEVILLA 2-2

Befasi e bujshme për Manchester United, që në Old Trafford lejoi Sevilla të rikuperonte dy golat në fund të takimit. Përfundoi 2-2 me spanjollët që tani besojnë se mund tia dalin. Anglezët kaluan në avantazh pas vetëm dy minutash me Sancho, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje. Djajtë e Kuq rrisin sërish presionin dhe në minutën e 14′ rezultati u zhbllokua, kur Bruno Fernandes shërbeu Sabitzer në hyrje të zonës. Goditja e austriakut ishte e pandalshme për portierin. Shtatë minuta më vonë mesfushori i United shënoi dygolëshin personal, me një tjetër goditje precize që nuk i la rrugëdalje Bono.

 

Djajtë e kuq mund të bënin tris me Bruno Fernandes, ndërsa Sevilla ishte e vendosura për të përmbysur inercinë e ndeshjes. Andaluzianët rrezikuan megjithatë të shembeshin kur Antony dribloi dy kundërshtarë dhe goditi shtyllën. United nuk e mbylli takimin dhe Sevilla bëri një rikthim të bujshëm. Fillimisht ishte Malacia që shënoi një autogol fatkeq në minutën e 84′, në goditjen e Navas. Më pas ishte Maguire që u kujdes për të devijuar goditjen me kokë të El Nesyri në minutën e 92′ duke vulosur rezultatin 2-2. Gjithçka duhet bërë nga e para për Ten Hag, që do të luajë kualifikimin në Sanchez Pizjuan pas shtatë ditësh.

BAYER LEVERKUSEN- UNION SAINT-GILLOISE 1-1

Barazim 1-1 mes Bayer Leverkusen dhe Union Saint-Gilloise. Ashtu siç pritej, vendësit morën kontrollin e ndeshjes. Gjermanët e qarkulluan mirë topin në kërkim të hapësirës. Belgët janë të mbyllur në gjysmëfushën e tyre. Unioni mori kurajo me kalimin e minutave dhe vazhdoi të shtyjë, duke goditur traversën me Kandouss. Dominimi territorial i Leverkusen vazhdoi në fillim të pjesës së dytë, por miqtë kaluan në avantazh me Victor Boniface në minutën e 51′. Gjermanët fillimisht e ndjenë goditjen dhe më pas reaguanë. Wirtz gjeti barazimin në minutën e 83′ me një goditje të bukur nga jashtë zonës. Përfundoi 1-1, me cështjen kualifikim të shtyrë për rikthimin e së enjtes së ardhshme në Bruksel.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top