Video/ Galeno trondit Arsenal, Porto rrëmben suksesin në shtesë: Osimhen i heq fitoren Barcelonës

Befasi në ndeshjet e para të 1/8 të Champions League të luajtura sonte në mbrëmje. Napoli barazoi 1-1 përballë Barcelonës, në debutimin e teknikut Francesco Calzona në pankinë, pas shkarkimit të Walter Mazzarri. Lewandowski shënoi i pari, Osimhen iu përgjigj me goditjen e parë në portë. Kualifikimi do të vendoset më 12 mars në stadiumin Olimpik të Barcelonës. Goditjen e madhe e bëri Porto, që mposhti 1-0 Arsenal. Anglezët favoritë u dënuan nga Galeno në minutën e 94′ dhe në Londër do të duhet një shkundje e vërtetë e Gunners.

NAPOLI 1-1 BARCELONA

Napolitanët zhvilluan një ndeshje të mirë për nga personaliteti, u ndëshkuan me një goditje të polakut Lewandowski në minutën e 60′, por golin e barazimit e gjetën në minutën e 75′, me goditjen e parë dhe të vetme në portë të ndeshjes së tyre. Goli mban firmën e Viktor Osimhen, i rikthyer në fushë pas dy muajsh mungesë. Sa shumë i ka munguar Osimhen këtij Napoli!

Një gol në minutën e 75′ nga nigeriani, i rikthyer nën Vezuv pas pauzës së gjatë për Kupën e Kombeve të Afrikës, i lejoi kampionët e Italisë të barazojnë 1-1 me Barcelonën në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League në Maradona. Skuadra e debutuesit Francesco Calzona vuajti për një kohë të gjatë presionin e Blaugranave të drejtuar nga Xavi. Katalanasit kaluan në epërsi në fillimin e pjesës së dytë me Lewandowski, por mbeti në lojë dhe arriti një barazim që lë të hapur kualifikimin për në çerekfinale. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Camp Nou, më 12 mars.

PORTO 1-0 ARSENAL

Ndeshja e 1/8 së Champions mes Porto dhe Arsenal pati një epilog surprizë në minutën e 94′, pikërisht kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit pa gola. Galeno në fakt bëri të shpërthente Do Dragão me një goditje fantastike të harkuar, që fiksoi rezultatin 1-0 përballë Gunners të Mikel Arteta. Ndeshje nën ton për londinezët, të cilët kthehen në shtëpi pa bërë asnjë goditje në portë. Një rikthim i madh do të duhet në ndeshjen e dytë, duke qenë se Porto do të ketë në dispozicion dy rezultate nga tre.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top