Video/ Futet nga pankina, shënon dhe eviton humbjen në shtesë: Lushkja ngre peshë Tiranën ndaj Batumit

Tirana rrëmben një barazim shpresëdhënës përballë Dinamo Batumi, në raundin e parë të Conference League. Në Air Albania, bardheblutë patën një ndeshje në ngjitje pas avantazhit të Flamarion. Reagimi erdhi në fundin pjesën e dytë me të zëvendësuesit që morën skenën. Në minutën e dytë shtesë, Përgjoni krosoi e Lushkja me koka barazoi rezultatin, duke e lënë kualifikimin të hapur për ndeshjen e kthimit.

Me shumë përforcime, por ende jo një skuadër në kuptimin e plotë të fjalës, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi tregoi limitet e momentit. Impakti i ndeshjes ishte më i mirë për Dinamo Batumi, që gjithësesi nuk është se rrezikoi shumë Selmanin. Shehi i hodhi gjithë blerjet në fushë, por Lushkja ishte në pankinë, për gjendjen fizike jo optimale. Bardheblutë zhvilluan një ndeshje të kujdesshme, pa lënë shumë hapësira për miqtë. Edhe pse me tre sulmues, Tirana nuk është se krijoi shumë para portës kundërshtare. Befasia erdhi në minutën e 66, me prapavijën të shpërqendruar, që i lejoi brazilianit Flamarion të shënonte golin e avantazhit.

 

Këtë herë, Shehi i kishte alternativat për të tentuar të ndryshonte lojën dhe e bëri. Në fushë Përgjoni, Lushkja, Lulaj e Haxhiu për më shumë ritëm dhe shpejtësi. Mekanizmi u duk më funksional dhe Tirana në shtesë goditi. Përgjoni krosoi në zonë, ku Lushkja me inteligjencë goditi me kokë në shtyllën e dytë, duke mposhtur Chichkan. Shpërtheu entuziazmi në Air Albania, që e kuptuan se shanset për të tentuar kualifikimin janë reale.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top