Video/ Fluturuan paratë, Ekuadori mes skandalit: humbi kundër Italisë për fajin e… striptisteve

Ekuadori u mposht nga Italia në miqësoren e luajtur në Nju Jork, me rezultatin 2-0, falë golave të Pellegrini në minutat e para të ndeshjes dhe të Barella në minutën e 90′. Skuadra amerikano-jugore u shfaq e nënshtruar dhe asnjëherë nuk u bë shumë e rrezikshme në zonën e portierit Vicario. Në shtëpi nuk e pritën aspak mirë disfatën dhe, në fakt, e drejtuan gishtin te disa lojtarë të kombëtares. Faji i tyre është se kanë qëndruar deri në orët e vona të natës në prag të ndeshjes miqësore ndaj të kaltërve. Mediat vendase u vërsulën kundër tyre dhe sollën në dritë natën e disa lojtarëve të Ekuadorit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

 

NË KLUB NATE ME STRIPTISTE
Te Ekuadori po flitet për një skandal me drita të kuqe me disa lojtarë të Kombëtares të përfshirë, në prag të ndeshjes kundër Italisë. Një video është bërë virale dhe Kendri Paez, Gonzalo Plata dhe Robert Arboleda shihen duke kërcyer me një striptiste dhe duke i bërë paratë të fluturojnë rreth vajzës. Videoja krijoi gjithashtu shqetësim dhe indinjatë dhe tre lojtarët tani mund të rrezikohen nga sanksionet nga Federata e Ekuadorit, por edhe nga klubet e tyre përkatëse. Videoja tashmë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe komentet e tifozëve janë nga më pikantet.

https://twitter.com/LaDataEc/status/1772184926844006546?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1772184926844006546%7Ctwgr%5E46d9b901215212e7790d15f9a1c061983c2f6f0d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F03%2F25%2Fvideo-fluturuan-parate-ekuadori-perfshihet-nga-skandali-humbi-kunder-italise-per-fajin-e-striptisteve%2F

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top