Video/ Fitore e madhe e Ballkanit, Kryeziu e Hamidi shtypin Dinamo Zagreb në Conference League

Kush do ta besonte. Dinamo e Zagrebit që ‘masakroi’ Astana në ndeshjen e parë, u rrëzua përpara Ballkanit në ‘Fadil Vokrri’. Ilir Daja magjeps edhe njëherë me një fitore, pak të thuash, madhështore. Ballkani merr tre pikët e para në grupet e Conference League, duke mposhtur kryesuesit kroatë. Kryeziu e Hamidi, në fundin e pjesës së parë dhe të së dytës, vendosën ndeshjen. Kampionët e Kosovës tani janë kërcënues në Grupin C ku kryeson Victoria Plzen me pikë të plota, Ballkani e Dinamo Zagreb me 3 pikë dhe Astana në fund me zero.

Daja kishte organizuar strategjinë perferkte të Ballkanit të tij. Dinamo e Zagrebit nuk u duk aq e frikshme në Prishtinë, me vendasit që pothuaj izoluan të gjithë kundërshtarët, duke e bërë të limitohej në një qarkullim steril. Pastaj, Kryeziu në minutën e 44′ shënoi golin e avantazhit për kosovarët. Një gol që mbushi me besim lojtarët dhe nervozoi kroatët. Përpjekjet e tyre për të drejtuar një ndeshje që po shkonte keq, u përplasën në prapavijën stoike të Dajës, asnjë herë në panik dhe e gatshme të rikuperonte topa. Pastaj, Kryeziu e Hamidi, por edhe të tjerët pa top bënë një lojë për tu admiruar, të sakrificës dhe me cinizmin e duhur.

Pikërisht në të 83′ Hamidi ndoqi një top të humbur, nën kontrollin e mbrojtësit, por që nën presionin e kosovarit gaboi. Hamidi gjeti një autostradë përpara dhe me inteligjencë mposhti portierin Nevistic. Tre pikë thelbësore dhe një paraqitje dinjitoze në Conference League, që e afron Ballkanin me kualifikimin. Skuadra e Ilir Dajës, e mundur 1-0 nga Plzen në debutim, do të luajë tashmë sfidën e dyfishtë e vendimtare me Astana, që mbyll renditjen e grupit me 0 pikë.

 

REZULTATET E KATËR GRUPEVE TË PARA
Europa Conference League Group A
Klaksvik 0-0 Lille
Olimpija Ljubljana 0-1 Slovan Bratislava
Europa Conference League Group B
Breidablik 0-1 Zorya
Gent 2-0 Maccabi Tel Aviv
Europa Conference League Group C
FC Astana 1-2 Viktoria Plzen
Ballkani 2-0 Dinamo Zagreb
Europa Conference League Group D
Besiktas 2-3 Lugano
Bodo/Glimt 0-1 Club Brugge

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top