Video/ Fiorentina nga Ferri në Parajsë: shkon 0-3, por Sottil i dhuron gjysmëfinalen e Conference League

Fiorentina rrezikoi të shpenzojë 4-1 e marrë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Conference League në Poznan, por gjithësesi fluturon për në gjysmëfinale. Viola shkuan në 0-3 duke vënë gjithcka në rrezik, por pastaj e mbyllën me humbjen e ëmbël 2-3 në Franchi kundër Lech Poznan. Miqtë i trembën keq italianët me Sousa (9′), Velde (me penallti 65′) dhe Sobiech (69′). Reagimi i skuadrës së Italiano erdhi me golat e Sottil dhe Castrovilli në minutën e 78′ dhe 92′, që i dhanë kualifikimin toskanëve.

Objektiv i arritur: Fiorentina arrin kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League. Por sa shumë frikë… Duhet të ishte gati një formalitet pas 4-1 në Poznan. Goli i Sousa pas 9 minutash shkaktoi një alarm të vogël, por vajtja me rezultatin 0-1 në pushim i la të qetë italianët. Nuk duhej të ishte kështu, sepse në 4 minuta, ndërmjet 65′-69′ Lech Poznan barazoi rezultatin e përgjithshëm në 4-4. Prandaj u desh goli i Sottil në minutën e 78′ për t’i lejuar Fiorentinës të kalonte në raundin tjetër, e blinduar nga Castovilli në shtesë.

 

Viola rikthehet në një gjysmëfinale europiane pas 8 vitesh. Skuadra e Italiano nuk humbiste që nga ndeshja kundër Juventus më 12 shkurt, me një seri të ndërprerë prej 14 rezultatesh të dobishme radhazi. Por humbja do të mbetet vetëm një dëm anësor. Tashmë toskanët presin fituesin e Basel-Nice, duke nisur nga barazimi 2-2 në Francë.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top