Fiorentina e teknikut Italiano futi një këmbë në finalen e Kupës së Italisë, duke fituar 2-0 ndaj Cremonese në ndeshjen e parë të gjysmëfinales. Violat e hapën ndeshjen në minutën e 20′ me goditjen me kokë të Cabral. Në pjesën e dytë, lombardët e nisën më mirë. Por penalltia e shoqëruar me kartonin e kuq të Aiwu i vuri vulën ndeshjes. Nga pika e bardhë Nico Gonzalez, në minutën e 75′, nuk gaboi. Kështu, me këtë rezultat ndeshjen e kthimit në Franchi është bërë një detyrë e thjeshtë.
Fiorentina hipotekon finalen e Kupës së Italisë dhe udhëtimin në Arabinë Saudite janarin e ardhshëm për Final Four të Superkupës së Legës. Formacioni viola u imponua 2-0 në Zini kundër një Cremonese të dominuar në pjesën e parë dhe të mposhtur në të dytën. Pas avantazhit të Cabral, vendasit u ndëshkuan pikërisht atëherë kur tentuan një reagim të ndrojtur. E megjithatë, Cremonese shkoi dy herë pranë barazimit. Pastaj prekja me dorë në linjë nga Aiwu, i përjashtuar (në Var) dhe penalltia e shndërruar në gol nga Nico Gonzalez mbylli historinë. Kthimi në Franchi më 27 Prill duke thjesht një formalitet.