Video/ Fiorentina, çerekfinale me poker: dorëzohet Sivasspor, Xhaka e Basel kualifikohen me penallti

Në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8 të Conference League, Fiorentina mposhti 4-1 Sivassporin dhe kaloi në çerekfinale. Turqit kaluan në epërsi falë kryeveprës së Erdogan në minutën e 35′. Fiorentina barazoi në fund të pjesës së parë nga devijimi i Cabral (44’). Në pjesën e dytë Milenkoviç (62′) përmbysi ndeshjen. Rezultati u vu në kasafortë në minutën e 78′ me autogolin e Goutas. Në fund pati kohë edhe për pokerin e Castrovilli, që fiksoi rezultatin në minutën e 89′.

 

Fiorentina bëri 100. Fitorja ndaj Sivasspor vlen kalimin në çerekfinale të Conference League dhe është gjithashtu e njëqindta në Europë. Sukses i merituar, edhe pse me përmbysje. Turqit kaluan në epërsi në minutën e 35′ me golin fantastik të Erdogan. Italianët u përgjigjën me Cabral në minutën e 44′, që shfrytëzoi aksionin e Nico Gonzalez. Në pjesën e dytë, goditja me kokë e Milenkovic dyfishoi shifrat në minutën e 62′. Autogoli i bujshëm i Goutas mbylli përfundimisht cështjen kualifikim, para golit të mrekullueshëm të Castrovilli në minutën e 89′. Paraqitja e fundit në çerekfinale të një kupe për toskanët daton në vitet 2014-15 kur eliminuan Romën në 1/8 e Europa League. Më pas mposhtën edhe Dinamon e Kievit dhe u ndalën vetëm në gjysmëfinale nga Sevilla.

 


NDESHJET E TJERA
Lech Poznan nuk pati asnjë problem të fitonte edhe ndeshjen e dytë kundër Djugarden. Pas 2-0 në shtëpi, Lech dominon edhe në transfertë me një 0-3 që nuk lë asnjë dyshim. Kualifikim i vështirë për Taulant Xhakën e Basel. Pas 2-2 në Zvicër, Basel e pa vetën të ndjekë Slovan Bratislava përpara me dy gola në pjesën e parë. Rikthimi i zviceranëve e coi ndeshjen në shtesë e më pas te penalltitë, ku Basel shënoi 4 në 4. Slovan humbi dy penalltitë e para dhe përshëndeti kompeticionin.

Europa Conference League Round of 16

Djurgaarden 0-3 Lech Poznan (0-2)
Sivasspor 1-4 Fiorentina (0-1)
Slovan Bratislava 2-2 Basel (2-2)

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top