Video/ “Faleminderit Franz”, Bayern Munich i bën homazhe Beckenbauer: “Gute Freunde” u dëgjua në Allianz Arena

Momente emocionesh të mëdha në Allianz Arena para fishkëllimës së parë për Bayern-Hoffenheim. Klubi bavarez ka nderuar Franz Beckenbauer, i cili u nda nga jeta më 7 janar në moshën 78-vjeçare.

Lojtarët bavarez dolën në fushë për të bërë nxemjen me fanellën ikonë numër 5 të Kaizerit. Madje, ata kishin veshur fanellat stërvitore nga epoka e ish-kampionit. Kënga e Beckenbauer, “Gute Freunde”, u dëgjua në altoparlantët e stadiumit ndërsa dy skuadrat futeshin në fushë dhe u luajt edhe sa herë Bayern shënoi gol gjatë ndeshjes.

 

Para fillimit, në mesfushë u vendos një pankartë me siluetën e Beckenbauer, ndërsa lojtarët dolën në fushë të veshur me fanella speciale me fjalët “Danke Franz” (Faleminderit Franz). Çdo fanellë u firmos pas ndeshjes së djeshme dhe do të dalë në ankand nga e mërkura e 17 janarit. Të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin Franz Beckenbauer.

 

Bayern Munich u imponua 3-0 ndaj Hoffenheim për javën e 17 të Bundesligës. Musiala shënoi në minutën e 18′ dhe pastaj siguroi rezultatin në të 70′ me golin e dytë. Dalja me karton të kuq e Promel në të 74′ vulosi fatet e sfidës, që u mbyll nga goli i Harry Kane në fund të kohës së rregullt.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top