Video/ Everton barazon në shtesë, Tottenham edhe pa Conte ka probleme: skuadrat e mbyllën me 10 lojtarë

Epoka e Tottenham pas largimit të Antonio Conte hapet me një barazim në javën e 29 të Premier League. Kundër Everton përfundon 1-1 në Goodison Park. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Përjashtimi i Doucouré parapriu golin e Kane, i shënuar nga penalltia. Kartoni i kuq i Moura ndërkohë i dha kurajo Toffees, të cilët barazuan në finale me goditjen e Keane nga jashtë zonës. Vetëm një pikë për Stellini, i arritur në renditje nga Newcastle dhe Manchester United.

Vetëm një barazim për Tottenham, që në ndeshjen e parë pa Conte dhe me Stellini në pankinë, u ndal 1-1 nga Everton. Ndeshja ishte intensive që në minutat e para. Spurs qarkulluan topin, por Toffees patën mundësinë e parë. Iëobi shërbeu për Grei por goditja e tij shkoi lart. Përgjigja e vizitorëve iu besua Harry Kane, goditja e të cilit u refuzua në vijë nga një mbrojtës. Qendërsulmuesi anglez ishte, si zakonisht, më i rrezikshmi i skuadrës së tij, dhe pak më pas i shkoi pranë golit me kokë, në krosimin e Perisic.

DY KARTONË TË KUQ E DY GOLA
Në minutën e 58′ ndeshja ndryshoi. Një faull reagimi i Doucouré ndaj Kane dhe karton i kuq direkt për mesfushorin malian. Tottenham, duke përfituar nga lojtari shtesë, zotëroi fushën dhe kaloi në avantazh dhjetë minuta më vonë. Keane pengoi Romero në zonë dhe Kane e shndërroi penalltinë në gol. Goli i 24 sezonal për sulmuesin. Reagimi i Everton ishte i zemëruar. Në minutën e 88′, një tjetër episod kyç i ndeshjes. Çmenduria e Lucas Moura, që ndërhyri me dy këmbët e bashkuara ndaj kundërshtarit, barazoi numrat në fushë. Everton pati nevojë vetëm për dy minuta për të barazuar edhe rezultatin. Keane shënoi dhe shpërtheu Goddison Park në ekstazë. Përfundoi 1-1, Tottenham arrin Neëcastle dhe Manchester United në vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa Everton ngjitet në 27.

Real Madrid e Barça nuk mund të përdorin më El Clasico për të sponsorizuar sfidat mes tyre

Milan blindon Maignan e mendon për të ardhmen: rinovim deri në 2028

Shpëton Broja, Pochettino i bën dalje 15 lojtarëve te Chelsea: ja kush do të ndryshojë fanellë

Sevilla ekspert si klub, Mourinho rekordmen si trajner: në Budaspet luhet me “autobus” e me “veteranë”

FOTO/ Vendosi dygolëshi i Mauro Icardi, ‘digjet’ Stambolli: Galatasaray 23 herë kampion i Turqisë

Sfidon Mou e “injoron” Romën, Mendilibar: “E përgatis këtë finale si çdo ndeshje tjetër”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top