Video / Euro 2024, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe kualifikohet në 1/8-at. Calha dhe Tosun kualifikojnë Turqinë që eliminoi Republikën Çeke

Gjeorgjia bën surprizën, mund 2-0 Portugalinë dhe arrin kualifikimin në Euro 2024. Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit F, skuadra e Sagnolit pas fitores ndaj portugezëve, që e mbyllën grupin të parët, arriti kalimin historik në 1/8 duke u kualifikuar në turin tjetër në fazën me eliminim direkt të turneut.

Në Arena, AufSchalke Kvaratskhelia shënoi në minutën e 2′-të për gjeogjianët që më pas u mbrojtën dhe vijuan me kundërsulme. Një taktikë që karakterizoi edhe pjesën e dytë. Ndërkohë në minutën e 57′-të Mikautadze dyfishoi shifrat me 11 metërsh pas një faulli të Antonio Silvës ndaj Lokoshvilit në zonë. Një gol që vulosi rezultatin për Gjerogjinë që do të përballet me Spanjën në fazën e 1/8-ave.

Në ndeshjen tjetër, Turqia mposhti 2-1 Çekinë dhe fluturon në raundin tjetër të kompeticionit. Një përballje emocionuese, që i siguroi kualifikimin skuadrës së Montela në një sfidë ku pati edhe tensione.

Skuadra e Hasek, e cila i dha lamtumirën kompeticionit, luajti që nga minuta e 20-të me dhjetë lojtarë pas dy të verdhëve të Barak në 9 minuta. Në minutën e 51′-të, ishte Çalhanoglu që zhbllokoi sfidën. Por çekët nuk u dorëzuan, duke vendosur baraspeshën e përkohshme me Soucek në të 66′-ën. Ndërsa për të vulosur kualifikimin e turqve mendoi Tosun që shënoi në minutën e 94′-ët. Në përfundim të takimit nuk munguan nervozizmi dhe përplasjet mes lojtarëve.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top