Video/ Erzeni përmbys Kukësin, policia zbraz stadiumin: invazion fushe nga tifozët, sulmohen arbitrat

Kaos i madh në Kukës, me skuadrën e Devollit që përveçse u mund me përmbysje nga Erzeni, në sfidën mbijetesë, rrezikon edhe skualifikimin e fushës. Shijakasit ia kanë dalë të thyejnë në ‘Kukës Arena’ vendasit, në javën e 25 të Superiores, duke kapërcyer golin e Salami me Kahrimanovic e Zekën. Ndeshja u shënjua nga invazioni i fushës nga tifozët, pas golit të dytë të skuadrës së Bejzades, që tentuan të sulmojnë arbitrat.

Momente kaosi në fakt kur tifozët u futën në fushë menjëherë pas golit të përmbysjes, i shënuar nga Zeka. Ndërhynë me shpejtësi forcat e rendit, që u rreshtuan në mbrojtje të arbitrave, që ishin shënjestra e tifozëve të pakënaqur kuksianë. Kjo situatë e shëmtuar solli ndërprerjen e sfidës për shumë minuta, me arbitrat dhe lojtarët që qendruan në dhomat e zhveshjes, deri kur u zbraz stadiumi.

Për ndeshjen, Kukësi kaloi në avantazh në pjesën e parë, kur Salami shënoi në minutën e 31’. Goli zgjoi të besuarit e Bejzades, që përmbysi gjithcka në pjesën e dytë. Erzeni e rriti presionin dhe arriti të vendoste ekuilibrin me Kahrimanovic në minutën e 60′ falë penalltisë së shkaktuar nga Lala për ndërhyrjen ndaj Dakajt. Pas katër minutash Erzeni përmbysi gjithçka me golin e Zekës në kundërsulm. Pikërisht atëherë tifozët verilindorë, të irrituar u futën në fushën e lojës, duke ndërprerë ndeshjen.

 

Pas marrjes së vendimit të dhënë nga arbitri kryesor i ndeshjes dhe delegati i FSHF-së për boshatisjen e stadiumit, skuadrat u rikthyen në fushë për të luajtur minutat e mbetura, me rezultatin që nuk ndryshoi. Kukësi është gjithnjë e më i fundit me 19 pikë pikë, ndërsa Erzeni shpreson ende te mbijetesa, duke u ngjitur në vendin e tetë me 26.

Goooooooll!!!!……
byu/Football_24_7 insoccer

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top