Christian Eriksen rikthehet në stadiumin ku qëndroi ballë për ballë me vdekjen për disa minuta, por këtë herë si një fitues i vërtetë. Ishte mbresëlënëse ta shohësh danezin në atë fushë, lider krenar të Danimarkës nga minuta e parë deri në minutën e fundit, dhe të mendoje për gjithçka që ndodhi tre vjet më parë kur zemra e tij ndaloi, me jetën të varur në fije të perit. Tani gjithçka ka ndryshuar dhe lojtari i Manchester United mund edhe të buzëqeshë, teksa shënoi golin e fitores katër minuta nga fundi kundër Suedisë.
Në minutën e 42′ të ndeshjes kundër Finlandës në Kampionatin e fundit Europian, danezi u rrëzua në fushë teksa luante në stadiumin Parken, duke lënë të gjithë publikun në ankth për fatin e tij. Minuta të pafundme pritjeje në të cilat të gjithë kishin frikë për më të keqen, por që përfundimisht e çuan atë të zbulonte jetën e tij të dytë sportive, e cila filloi kur iu implantua një defibrilator nënlëkurë për të parandaluar episode të mëtejshme të këtij lloji.
Christian Eriksen scored a stunning late winner for Denmark against Sweden tonight in the same stadium where he collapsed three years ago ✨
An INCREDIBLE moment pic.twitter.com/XbJ1Q8Vp1q
— Football on TNT Sports (@footballontnt) June 5, 2024
GOLI I PABESUESHËM I ERIKSEN
Në fakt, është e frikshme të kthehesh në të njëjtin stadium tre vjet më vonë, por asgjë nuk mund ta ndalojë më Eriksen. Terrori ka mbetur pas dhe përpara janë vitet e fundit të një karriere që i ka dhënë kënaqësi të mëdha. Edhe me Danimarkën ai vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesorë dhe këtë e dëshmoi edhe një herë në miqësoren kundër Suedisë.
Ndeshja ishte ende 1-1 kur, katër minuta nga fundi, Eriksen shpiku një gol kryevepër: mori topin në mesfushë, avancoi i pashqetësuar dhe lëshoi një goditje të pandalshme nga hyrja e zonës, një gjest teknik që ndër vite e bënë atë të jetë një nga talentet më interesantë në të gjithë Europën.
NË STADIUMIN KU ZEMRA U NDAL
E gjithë Danimarka festoi për fitoren e arritur në finale, Eriksen u dorëzua në një festë të çmendur bashkë me shokët e skuadrës dhe përgatitet tani për të përballuar rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian. Por askush nuk harron se në të njëjtin stadium tre vjet më parë jeta e tij rrezikoi të ndalonte. Cikli mbyllet kështu, nga britmat e tmerrit tek ato të gëzimit për golin, me një kapitull të ri për t’u shkruar ende dhe me të shkuarën që nuk e mundon më.
@mancunien11 #manchesterunited #eriksen #teamunited4ever❤ ♬ suono originale – Manchesterunited