Siç dihet, rrugëtimi i Portugalisë në Euro 2024 përfundoi me eliminimin ndaj Francës me penallti në çerekfinale. Përcaktues ka qenë gabimi i Joao Felix në goditjet e penalltive. E tani sulmuesi i Atletico Madrid është vënë në shënjestër të tifozëve portugezë.
TIFOZËT SHKATËRROJNË SILUETËN E JOAO FELIX
Në fakt, në orët e fundit, një video që tregon disa tifozë portugezë duke pozuar për një selfie me një siluetë kartoni që paraqet Joao Felix është bërë virale në rrjetet sociale. Silueta është shkatërruar dhe në këtë rast lojtarit i është hequr koka. Një gjest që dëshmon për zemërimin dhe zhgënjimin e tifozëve për një gabim që i kushtoi skuadrës portugeze eliminimin nga Euro 2024.
LAMTUMIRË E MUNDSHME NGA ATLETICO MADRID?
Moment i komplikuar për lojtarin e lindur në viti 2000, jo vetëm nga këndvështrimi i Kombëtares, por edhe nga këndvështrimi i merkatos. I freskët nga huazimi i tij te Barcelona, i cili përfundoi me 40 paraqitje dhe 10 gola, Joao Felix është rikthyer te Atletico Madrid por, sipas asaj që raportohet nga Correio de Menha, ai mund të largohet nga Colchoneros këtë verë. Në këtë drejtim shkon edhe një skenar i bujshëm, i cili ka të bëjë me një rikthim hipotetik të portugezit te Benfica për një shifër afër 30 milionë euro.
Cortan la cabeza de Joao Félix en un muñeco suyo en Portugal. Que duro tiene que ser que no te quieran ni en tu país, sumado a que ha conseguido que lo desprecien la gente del Madrid, del Barca y del Atleti algo que no había conseguido nadie antes.KARMA
pic.twitter.com/vxTbozYixg— AtletionTop (@AtletiOnTop) July 7, 2024