Video/ EL, Pedro i jep fitoren në minutën e 92′, Lazio e para: Chelsea bën 8 në ECL

Ecuria perfekte e Lazio në Europa League vazhdon: Bardhekaltrit mundën Porton 2-1 në kohën shtesë dhe arritën fitoren e katërt në po aq ndeshje: kualifikimi direkt për në raundin e 1/8 është gjithnjë e më afër. Skuadra kryeqytetase e nisi më mirë, por portugezët i dhanë frikë stadiumit Olimpico në minutën e 34′ me një goditje me të majtën nga Fabio Vieira, që goditi traversën dhe shtyllën. Në kohën e plotë shtesë (50′) goli me kokë i Romagnolit hapi ndeshjen. Portugezët barazuan në minutën e 66′ me Eustaquio, por i zakonshmi Pedro gjeti tre pikët e fitores në minutën e 92′. Lazio e para me 12 pikë.

Nuk ka mbërritur kthesa e shpresuar në Europa League për Romën e Juric që në Bruksel, në raundin e katërt të fazës së kampionatit, nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Union St. Gilloise. Pas një pjese të parë plot emocione, përveç një goditje mbi traversë të Khalailit në minutën e parë, gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Roma fillimisht goditi shtyllën e brendshme me një të majtë nga hyrja e zonës e Baldanzit, më pas gjeti epërsinë në minutën e 61′ me Mancinin, i asistuar nga kapiteni Pellegrini. Megjithatë, tre pikët u larguan në minutën e 77′, kur pas një goditje nga këndi, Mac Allister bëri rezultatin 1-1 me golin e tij të parë në karrierë në kupat evropiane.

League Stage Europa League

Bodoe/Glimt 1-2 Qarabag FK
Eintracht Frankfurt 1-0 Slavia Prague
Elfsborg 1-1 SC Braga
FCSB 2-0 FC Midtjylland
Galatasaray 3-2 Tottenham Hotspur
Ludogorets Razgrad 1-2 Athletic Club
Nice 2-2 FC Twente
Olympiacos 1-1 Rangers
Union St.Gilloise 1-1 Roma
Ajax 5-0 Maccabi Tel Aviv
AZ Alkmaar 3-1 Fenerbahce
Dynamo Kyiv 0-4 Ferencvaros
Hoffenheim 2-2 Lyon
Lazio 2-1 FC Porto
Manchester United 2-0 PAOK FC
RFS 1-1 Anderlecht
Viktoria Plzen 2-1 Real Sociedad

 

Chelsea i ekzagjeruar, i bën 8 Noah: shembet Fiorentina në Qipro

Në raundin e tretë të Conference League, Fiorentina bie në Qipro, e mposhtur 2-0 nga Apoel Nicosia. Pas një gjysmë ore të mirë, skuadra e teknikut Palladino u dorëzua në minutën e 37′ me një prekje nga fare pranë të Donis pas një veprimi të bukur nga El Arabi. Pastaj në minutën e 46′ erdhi edhe goli i dytë i Abagna, pas një rrëmuje të Kayode dhe Biraghi. Goli shpresëdhënës i Ikoné në minutën e 74′ ishte i padobishëm: toskanët u ndalën pas shtatë fitoreve radhazi, duke mbetur të mbërthyer në vendin e 6 në renditje.

Fitore e zhurmshme e Chelsea në Londër. Blues ndëshkuan 8-0 Noah në Stamford Bridge, me një mesazh të qartë për të gjithë pjesëmarrësit në turne. Anglezët e mbyllën historinë që në pjesën e parë me 6 gola, pastaj Nkunku shtoi një dygolësh në pjesën e dytë. Sukses i madh i Djugarden 2-1 ndaj Panathinaikos, ndërsa Copenhagen e Istanbul Basaksehir ndanë një barazim 2-2 plot emocione.

League Stage Conference League

Vikingur Reykjavik 2-0 Borac Banja Luka
CS Petrocub 0-3 Rapid Wien
Gent 1-0 Omonia Nicosia
HJK Helsinki 0-2 Olimpija Ljubljana
Legia Warszawa 4-0 Dinamo Minsk
Pafos FC 1-0 FC Astana
Shamrock Rovers 2-1 TNS
TSC Backa Topola 4-1 Lugano
APOEL Nicosia 2-1 Fiorentina
Chelsea 8-0 FC Noah
Djurgaarden 2-1 Panathinaikos
FC Copenhagen 2-2 Istanbul Basaksehir
Hearts 0-2 FC Heidenheim
Jagiellonia Bialystok 3-0 Molde
Larne 1-2 St. Gallen
LASK 0-0 Cercle Brugge
Real Betis 2-1 NK Celje
Vitoria de Guimaraes 2-1 Mlada Boleslav

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top