Lapsi.al ka siguruar videon e momentit kur ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është shoqëruar me pranga në duar në policinë e Tiranës.
Ai është arrestuar paraditen e sotme. SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’ dhe 2 ‘arrest shtëpie’.
Ish-ministri u vu sot në pranga me urdhër të SPAK për abuzimet me fondet e SASPAC, e cila drejtohej nga Beqaj deri në momentin kur ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.
Raportohet se në pranga janë vendosur gjithashtu edhe dy persona të tjerë: Alfred Nikolla e Ermal Kurtulaj të cilët janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Beqajt. Kurtulaj, njeriu i besuar i ish-ministrit, është njëkohësisht nën hetim pasuror nga SPAK për lidhjet me Ilir Beqajn dhe pastrimin e parave nëpërmjet faturave fiktive.