Video/ Egnatia, rrugë e papërshtatshme për Nëndetsen: Vuthaj e Lushkja ‘fikin’ Dinamon

Edicioni i ri i Kategorisë Superiore ka nisur nën shenjën e Egnatias. Kampionët në fuqi e kanë nisur sezonin e ri, ashtu si mbyllën të kaluarin, me fitore. Rrogozhinasit janë imponuar 0-2 në Elbasan Arena përballë Dinamos, në një ndeshje të vendosur nga Vuthaj e Lushkja. Tre pikët e para për teknikun Tetova, që nis mbrojtjen e titullit me fitoren në transfertë.

Dinamo ka bërë ndërhyrje të rëndësishme me emra si Dita e Bregu të afruar gjatë verës për të përforcuar radhët, por vetëm mesfushori e nisi nga fillimi. Kampionët ishin më kërkues në lojën e tyre në startin e ndeshjes dhe në pjesën e parë blutë kishin më shumë iniciativë. Dinamo nuk është se rrezikoi veçanërisht, por pas rifillimit situata ndryshoi. Një penallti e fituar nga Vuthaj, pas një kontakti brenda zonës me Ditën, për Hamitin ishte penallti. Sulmuesi e mori përsipër vetë dhe mposhti Salin nga pika e bardhë.

bardhë.

 

Momenti vendimtar i lojës, sepse Dinamo nuk kishte më arsye të mbrohej dhe u shty përpara në kërkim të barazimit. Egnatia vuajti disi në inkursionet e Zabërgjas, por për pjesën më të madhe e kaloi pa rreziqe. Kundërsulmi i skuadrës së Tetovës pastaj ishte efikas dhe pas një aksioni spektakolar Lushkja vulosi fitoren, duke vënë në kasafortë takimin. Dinamo mund të ngushtonte diferencën me Mandelën, por edhe mund të ndëshkohej në fund nga Drame. Asgjë nuk ndryshoi më dhe Egnatia festoi tre pikët e para të këtij kampionati, i nisur në mënyrën e duhur.

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top