Video/ Egnatia kampione e Shqipërisë: Ibrahimoglu mposhti Partizanin dhe e zhveshi nga titulli

Egnatia është kampione. Titulli nuk është më vetëm moral, por edhe i vërtetë. Klubi i vogël nga Rrogozhina, pas dy trofeve të Kupës në dy sezone, rrëmben edhe titullin kampion. Egnatia shkruan emrin e saj në librin e artë të kampionëve, për herë të parë në histori. Vendosi ndeshjen Ibrahimoglu në pjesën e parë, pastaj Sherri bëri shpëtimtarin ndaj Taipit. Në fund të finales së Final 4, Tetova i gëzohet një dopiete të pabesueshme me Kupën e Kampionatin të fituar.

Egnatia bëhet kështu skuadra e 10 që fiton të paktën një kampionat në historinë e futbollit shqiptar. Rrogozhinasit patën impaktin më të mirë me ndeshjen dhe në 45 minutat e para bënë më mirë se një Partizan, i paqartë në atë që kërkonte. Spahiu ndryshoi fytyrën e skuadrës së Tetovës. E të mendosh që tekniku i kishte rezervuar pankinën për shkodranin që në minutën e 35 dha asistin për Ibrahimoglu, në golin që vendosi ndeshjen. Pastaj kontrolli e ekzekutimi i turkut ishin në perfeksion, gjë që nuk e bëri Mba kur u shfaq i vetëm përballë Sherrit.

POLEMIKA EDHE ME TAYLOR?
Prezenca e Antony Taylor në gjykimin e ndeshjes, mund të mos ketë shuar cdo polemikë, sepse me rezultatin 0-0 arbitri anglez i anuloi një gol të kuqve, për një faull brenda zonës së Egnatias. Sidoqoftë, për pjesën tjetër, gjithcka nën kontroll, madje edhe lojtarët kishin nën kontroll temperamentin e tyre.

Shehi ndryshoi cfarë mund të ndryshohej në pjesën e dytë, por nuk ishte mbrëmja e duhur. Egnatia u mbyll prapa në kërkim të kundërsulmit, që mund të kishte ndëshkuar Partizanin, kur Spahiu në zhytje me kokë u ndal nga shtylla. Keqardhja më e madhe e teknikut dhe të kuqve është rasti i humbur nga Taipi. I shfaqur përballë portierit në minutën e 67′, goditja e tij u devijua nga Sherri nën sytë e teknikut Sylvinho. Egnatia reziston, ka fat në goditjen e Skukës që shkon ngjitur me shtyllën dhe rrëmben titullin e parë kampion, dedikuar kampionit të tyre Raphael Dëamena, që u nda nga jeta nëntorin e kaluar, pikërisht në një ndeshje me Partizanin.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top