Egnatia bën tris: pas kampionatit e Kupës së Shqipërisë, rrogozhinasit sigurojnë edhe Superkupën, duke mposhtur Kukësin me rezultatin 2-0. Vendosën Ujka dhe Bakayoko, duke i dhënë suksesin e dytë radhazi në përballjen mes tyre, pas asaj të finales së Kupës të edicionit të kaluar. Tetova e mbyll vitin 2024 në mënyrën më të mirë, duke rrëmbyer edhe trofeun e parë sezonal.
Egnatia është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë për herë të parë në historinë e saj. Rrogozhinasit, ashtu siç pritej, kanë dominuar ndeshjen me Kukësin, duke krijuar më shumë lojë e raste. Ujka shënoi në minutën e 19′, duke e bërë më të thjeshtë ndeshjen për të besuarit e Tetovës. Dëshira e Kukësit për të përdorur kundërsulmin u venit dhe skuadra e Çelës u detyrua të luante shanset e saj. Egnatia nuk e mbylli ndeshjen dhe blutë i patën rastet e tyre për të bërë keq, para se të ndëshkoheshin nga Bakayoko që vulosi suksesin 2-0 në minutën e 87′, duke dërguar Superkupën në Rrogozhinë.
Një ndeshje me diferenca, në kohën kur fituesit e dyfishtë të titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë të edicionit të kaluar, sfidonin finalistët e Kukësit. Rrogozhinasit ndoshta nuk kanë forcën e sezonit të kaluar, por janë ende në katër më të mirat e Abissnet Superiore. Kukësi nga ana tjetër, po kalon një periudhë shumë të vështirë me 17 pikë në vendin e nëntë, një mbi Korabin në renditjen aktuale të Kategorisë së Parë. E megjithëse pozitat e dy aktorëve që diskutuan trofeun e parë të sezonit ishin shumë të ndryshme, një finale është një finale. Askush nuk futet në fushë për të humbur, apo i dorëzuar dhe Kukësi e provoi, pavarësisht se në fund u dorëzua në golat e Ujkës dhe Bakayoko.