Video/ E pabesueshme në FA Cup, Fulham merr 3 kartonë të kuq në 40 sekonda

Ndodhi gjithçka në ndeshjen mes Fulham dhe Manchester United në FA Cup, përfshirë edhe 3 kartonë të kuq në 40 sekonda për skuadrën londineze. Manchester United mposhti Fulham 3-1 me përmbysje dhe kaloi në gjysmëfinalen e FA Cup. Red Devils do të takohen tashmë me Brighton. Për të mposhtur Fulham, megjithatë, pas avantazhit fillestar të Mitrovic, ndeshja mori kthesën në minutën e 72′. Willian priti me dorë një goditje të Sancho e prej aty fillon katastrofa.

Pas një rishikimi me VAR, arbitri u detyrua të përjashtojë ish-lojtarin brazilian të Chelsea. Willian e pengoi topin të hynte në portë duke e ndaluar me dorë. Trajneri i skuadrës londineze Marco Silva u tërbua dhe protestoi te arbitri. Për këtë u përjashtua, duke shkaktuar zemërimin e kapitenit të Fulham, Mitrovic. Sulmuesi serb shkon dhe i dha një goditje me sup arbitrit, i cili menjëherë i nxjerr kartonin e kuq kapitenit. Mitrovic, megjithatë, mbetet kërcënues në fytyrën e arbitrit dhe pothuajse të gjithë lojtarët në fushë duhet të ndërhyjnë për ta larguar nga fusha.

Pas trazirave, Bruno Fernandes ekzekutoi penalltinë dhe shënoi golin, duke nisur kështu rikthimin e United. Skuadra e Ten Hag triumfoi 3-1 falë dy golave të ish-lojtarit të Udineses dhe golit të Sabitzer.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top