Video/ “E ndjeja që do shënoja”: parandjenja e Balaj për penalltinë, goli i parë pas 11 javësh

Një gol pas 11 ndeshjesh pritje. Një gol me penallti, por është gjithësesi gol. E kur pritja zgjat aq shumë se të kthehet në një problem psikologjik është e kuptueshme që një si Bekim Balaj të lëshohet në entuziazëm: “Emocionet te penalltia nuk ishin shumë të mëdha, e ndjeja që do shënoja sot. Për fat edhe babai ishte sot në stadium dhe arrita që të shënoja. Edhe po të ishte Marku në fushë, sot do të më toleronte te penalltia” tha Balaj pas 1-1 me Partizanin.

 

Lojtës Videosh

Në listën e golashënuesve njeriu i thirrur në çështje të zgjidhte situatat para portës mungonte prej 10 ndeshjesh. E kjo gjë po kthehej në një sindromë të vërtetë për sulmuesin shkodran e për vetë skuadrën madje. Klubi shpresonte të kishte gjetur njeriun e golit, pasi në vitet e fundit nuk ishin bindur nga Dunga, Dilaver, Aralica, Kaina Nunes. Por deri tani Balaj është larg nga të qenit Bekim në Shkodër dhe shenjën e vetme e la me golin me penallti të shënuar kundër Partizanit në ndeshjen e 11: “Jam i lumtur për golin. Doja shumë që ai gol të vinte me një fitore, por nuk ia arritëm dot. Nuk duhet të lëmë pikë rrugës, aq më tepër në shtëpi, për të ndjekur ritmin e skuadrave të kreut. Duhet vlerësuar maksimalisht çdo ndeshje. Na duhet një marrsh më shumë për të arritur objektivat. Luftojmë edhe në Kupë edhe në kampionat”.

SHËNJESTRAT E MUNGUARA TË BALAJ
Në rregull, është e kuptueshme që duhet kohë përshtatje pas 11 vjetësh mungesë në fushat e Superiores. Çështja është se Vllaznia nuk ka kohë. Është në garë për titullin dhe për të parakaluar Tiranën e Partizanin ka nevojë edhe për golat e Balaj. 32 vjeçari ka humbur takimet me golin kundër Laçit në debutim. Pastaj në humbjet me Bylis e Erzenin, barazimin me mallkastriotët në Kupë. E në fund edhe dy fitoret me Kukësin e Tiranës. Kundër Rrogozhinës, pastaj në humbjen në shtëpi me Kastriotin sulmuesi nuk ka shenjë, ashtu si në ndeshjen e Kupës me Partizanin dhe transfertën e kampionatit me Teutën.

 

Lojtës Videosh

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top