Video/ E majtë që lë të palëvizur portierin: Muçi ndëshkon Ankaragücü në fitoren e Beşiktaş

Ernest Muçi po i shijon tashmë golat në kampionatin turk Superlig e në mbrëmjen e sotme ka hapur ndeshjen në fitoren e Besiktas. Klubi i Stambollit në fakt ka triumfuar 2-0 ndaj Ankaragücü. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 18′ të takimit. Tani golat në kampionatin turk janë tre.

Muçi ka marrë një pasim në hyrje të zonës dhe pa humbur kohë goditi me të parën me të majtën, duke e dërguar topin në rrjetë me portierin të palëvizur. Goli i tretë i shqiptarit me fanellën e Besiktas.
Futbollisti shqiptar ka shpërthyer në festë menjëherë pas finalizimit, ndërsa Rashica ka dhënë pastaj asistin për golin e dytë. Kosovari i ka shërbyer Muleka në minutën e 67′, me sulmuesin që i çoi shifrat në 2-0.

Besiktas ngjitet në vendin e katërt me 51 pikë, një më pak se Trabzonspor, që sidoqoftë ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Ankaragücü, në anën tjetër, është në vendin e 13 me 37 pikë, gjashtë pikë mbi zonën e rënies.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top