Video/ E bujshme, Kukësi i rënë nga kategoria në finale të Kupës: eliminohet Tirana

Kukësi bën mrekullinë dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë për herë të 5-të në histori. Një humbje e ëmbël ajo 1-0 që skuadra e Bledar Devollit pësoi në gjysmëfinalen e kthimit me Tiranën në Arena Kombëtare. Verilindorët kualifikohen në finale falë 2-0 së ndeshjes së parë, që e flak skuadrën bardheblu nga njëri objektiv.

Tirana në fakt e ka mposhtur Kukësin me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e kthimit, por kaq nuk mjafton. Duheshin rikuperuar dy gola për të vendosur barazpeshën, që Tirana nuk i shënoi dot. E pra kur Deliu shënoi në minutën e 17′ falë një goditje standarte u duk një mission i arritshëm. Pavarësisht tentativave, megjithatë, kryeqytetasit mbetën të gozhduar në një fitore që nuk mjaftonte.

Video/ Goli i Deliut

Kukësi mund të kishte mbyllur llogarinë kur Salami goditi traversën, por kjo vetëm sa shtoi drithërimat e minutave të fundit. Kukësi është në finalen e Kupës së Shqipërisë, edhe pse askush nuk e priste. Një arritje titanike, me verilindorët që kanë rënë tashmë nga kategoria, por janë në mënyrë paradoksale një hap larg trofeut dhe Europës. Për Fagun vetëm zhgënjim, ndërsa Devolli festoon në fund të një ndeshje për zemrat e forta…

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top