Video/ Dy gola në 60”, pastaj Beysebekov hesht stadiumin Fadil Vokrri: Ballkani dorëzohet ndaj Astana

Ballkani kishte mundësinë të siguronte kualifikimin me ndeshjen e dyfishtë kundër vendit të fundit të grupit C në Conference League, por e sheh veten tashmë në vështirësi. Kampionët e Kosovës janë mundur 1-2 në Fadil Vokrri në Prishtinë, duke u dorëzuar përballë kundërshtarit që eliminoi Partizanin në playoff. Ballkani mbetet me 3 pikë, i kaluar edhe nga Astana.

 

Kazakët kanë bërë një ndeshje të fortë në planin agonistik, duke shfrytëzuar dëshirën për rezultat të vendasve. Ballkani e pa veten në disavantazh në minutën e 7′ falë golit të Hovhannisyan. Por reagimi ishte impresionues e pas 60 sekondash Kuc barazoi 1-1, duke shfrytëzuar asistin e Kryeziut. Daja nxiti të tijtë për të bërë përmbysjen, por shumë raste u shpenzuan duke i lënë në ndeshje kazakët. Beysebekov goditi në momentin e tyre më të mirë, duke kaluar për herë të dytë Astana në avantazh.

Edhe në pjesën e dytë, ishin kosovarët që shtynë përpara në kërkim të barazimit. Berisha e në fund Manaj kanë gabuar mundësi të arta, duke lejuar Astanan të kthehet në shtëpi me tre pikë dhe me shanse reale për kualifikimin, pas fitores së parë në grup. E me ndeshjen tjetër në shtëpi, ku vizitor do të jetë sërish Ballkani, gjithcka mund të ndodhë.

 

REZULTATET E CONFERENCE LEAGUE
Conference League Group A
Klaksvik 3-0 Olimpija Ljubljana
Lille 2-1 Slovan Bratislava
Conference League Group B
Gent 5-0 Breidablik
Conference League Group C
Ballkani 1-2 FC Astana
Conference League Group D
Lugano 1-3 Club Brugge
Conference League Group E
AZ Alkmaar 1-4 Aston Villa
Conference League Group H
Fenerbahce 3-1 Ludogorets Razgrad

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top