Video/ Dy gola me dy goditje në portë, BATE Borisov degdis Partizanin në Conference League

Partizani përshëndet edhe njëherë Champions League, që në raundin e parë të kompeticionit. Në fushën asnjëanëse të Mezokozvezd, BATE Borisov likuidon 2-0 Partizanin pas 112 minutash lojë të dominuara krejtësisht nga të kuqtë. Skuadra e Zekic dështoi të shënonte një gol që do ti kishte dhënë me shumë mundësi kualifikimin. E tani, të kuqtë duhet të kënaqen me zbritjen në Conference League.

Partizani mbajti fushën, luajti lojën, tentoi kuadratin, por nuk gjeti dot golin. 67% i zotërimit të topit dhe 13 konkluzionet drejt portës, 3 nga të cilat në kuadrat nuk u përkthyen në gol. BATE Borisov u fortifikua në zonën e saj dhe u limitua të mbrohej. Zekic u la në baltë nga parashikueshmëria e lojës së të tijve dhe loja nën ton e lojtarëve më të rëndësishëm. Da Silva, Rrapaj, Hadroji e një Mba i izoluar e bënë manovrën makinoze.

Bjellorusët nuk bën asgjë përvec se pritën rastin. Të rinjtë në moshë u treguan shumë ekspertë për të mos u panikosur nën presion. E në minutën e 71 ata kaluan në avantazh në goditjen e parë në kuadrat. Malkevich me kokë e dërgoi topin në rrjetën e Qirkos, pas një harkimi fin nga e majta. Lëvizjet e të kuqve nuk sollën asgjë, Eros Grezda jashtë forme, Keko debutues e Bilali pa ritëm. Vetëm Maget e Mensah u munduan të japin një impakt që mund të sillte barazimin në dy raste.

 

E zbilancimi përpara, pas 12 minutash shtesë solli golin klasik në kundërsulm të Shestyuk. Sulmuesi me gjoks depozitoi në rrjetë krosimin e Podstrelov, duke i dhënë goditjen e fundit drejt Conference League të kuqve. Në takimin me Aris Nikosia do të shkojë Borisov, ndërsa Partizani përballet me andorranët e D’Escaledes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top