Video/ Douglas Luiz mes kritikave në Brazil për daljen nga Kupa e Amerikës: ai gjest nuk u pëlqye

Douglas Luiz, blerja e re e Juventus, është në shënjestër të kritikave në Brazil pasi Selecao u eliminua me penallti kundër Uruguajit. Ish-lojtari i Aston Villa goditi dhe e humbi penalltinë, duke tentuar një
“no-look”.

DOUGLAS LUIZ GABOI PENALLTINË NO-LOOK
Brazili doli në çerekfinale të Kupës së Amerikës pasi humbi me penallti ndaj Uruguajit. Peshuan gabimet nga pika e bardhë të Eder Militao dhe blerjes së re të Juventus, Douglas Luiz. Mesfushori goditi shtyllën në penalltinë e fundit. Megjithatë, një detaj që nuk u ka shpëtuar tifozëve brazilianë ishte mënyra se si ish-lojtari i Aston Villa e humbi penalltinë. Douglas Luiz në fakt ekzekutoi penalltinë pa parë, të famshmen no-look, që fatkeqësisht për të u stampua në shtyllë dhe shkaktoi humbjen e kombëtares.

TIFOZËT BRAZILIANË TË TËRBUAR ME TË
Versioni i tentuar no-look në penalltinë vendimtare nuk u mor mirë në Brazil dhe shumë tifozë në rrjetet sociale drejtuan gishtin ndaj sjelljes së mesfushorit. Komente vërshuan kundër tij në rrjetet sociale dhe ato më pikantet janë: “Në ekipin tim nuk do të lidhte as këpucët pas kësaj”; “Imoral”; “E bëri me qëllim!”; “Ishte Alisha që e priste në shtëpi”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top