Video/ Donnarumma i tërbuar me arbitrin e katërt: “E rëndë ajo që thua”

PSG shpëtoi fytyrën me një barazim, kundër të fundit të renditjes. Barazimi 1-1 në Parc des Princes kundër Clermont, ka tërbuar mbi të gjithë portierin Gianluigi Donnarumma. Italiani, pavarësisht se nuk luajti në këtë ndeshje, u vërsul mbi gjyqtarin e katërt në tunelin e stadiumit.

Luis Enrique e mbajti portierin titullar në pankinë për ta lënë të pushonte kundër Clermont, por rezultati nuk shkoi si duhet. E në këtë pikë Gigio u vërsul kundër arbitrit të katërt për vetëm një minutë kohë shtesë.

KY ËSHTË DEBATI ME ARBITRIN E KATËRT
Donnarumma: Sapo shtove vetëm një minutë nga fundi
Arbitri i 4°: Ky është vendimi. Kishe 90 minuta për të fituar.
Donnarumma: Përse më flet kështu? Eh? Kjo është e rëndë, kjo është e rëndë. Për gjithë pjesën e dytë ishte kështu (kanë humbur kohë). Çfarë ndodhi? Është një gabim i juaji e ti më thua këtë?

Video u bë virale në Francë, duke ndezur polemika mes atyre që mbrojnë portierin e kombëtares italiane dhe atyre që e kritikojnë për qëndrimin e tij tepër agresiv.

https://twitter.com/CanalplusFoot/status/1776726468887781560?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1776726468887781560%7Ctwgr%5Ed24bb08ccf4cc9754036b7648db22aebc62b2540%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F04%2F07%2Fvideo-donnarumma-i-terbuar-me-arbitrin-e-katert-e-rende-ajo-qe-thua%2F

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top