Video/ Di Maria, njeriu-gol në Europa League i Juventus: Freiburg dorëzohet në Torino, poker i United

Pak surpriza në mbrëmjen e Europa League, pas ndeshjeve të para të 1/8. Juventus triumfon me golin e Di Maria, edhe pse nuk shkëlqeu kundër Freiburg. Poker i Manchester United, që në Old Trafford vulosi kualifikimin në cerekfinale kundër Betis Sevilla. Shkoi më mirë për skuadrën tjetër andaluziane, me Sevilla që kaloi 2-0 gjigantët turq të Fenerbahce. E vetmja ndeshje pa fitues ishte ajo 1-1 mes Shakhtar dhe Feyenoord.

JUVENTUS 1-0 FREIBURG
Juventus mposhti 1-0 Freiburg në Allianz Stadium në ndeshjen e vlefshme për vajtjen e 1/8 të Europa League. Pas ekuilibrit në pjesën e parë, ndeshja u zhbllokua nga Angel Di Maria (8′). Një goditje precize dhe e fuqishme me kokë e argjentinasit në një asist të Kostic. Di Maria konfirmohet kështu njeriu-gol i bardhezinjve në Europë, pas katër golave të shënuar në playof ndaj Nantes. Gjermanët tentuan të reagonin menjëherë, por goli i barazimit i Holer në minutën e 17′ të pjesës së dytë u anulua nga VAR. Një prekje e Ginter e bëri të kotë gëzimin e gjermanëve. Më pas Zonja e Vjetër ia doli mbanë deri në bilbilin e fundit, me rikthimin në suksesin europian në shtëpi pas pesë muajsh agjërim. Por Allegri duhet të shqetësohet për Chiesa, i cili doli duke çaluar për shkak të një problemi në gjurin e djathtë.

 

Gjithmonë në shenjën e Angel Di Maria. Juventus fiton xhiron e parë të 1/8 të Europa League kundër Freiburg falë një goditje të Fideo. Një gol (i pazakontë) me kokë për argjentinasin, i cili përtej shënimit ishte protagonisti i madh i natës bardhezi. Argjentinasi entuziazmoi publikun me lojëra të klasit të lartë. Megjithatë, 1-0 nuk i mbron plotësisht bardhezinjtë nga ndonjë surprizë në ndeshjen e kthimit. Pas një jave, në Gjermani, Freiburgu do të guxojë më shumë se atë pak që bëri për një orë në Torino.

 


MANCHESTER UNITED-BETIS SIVIGLIA 4-1
Triumf i vërtetë për Manchester United, që shkundi mbetjet e Liverpool dhe mposhti 4-1 Betis Seville. Fillimi i Djajve të Kuq ishte i vrullshëm. Rashford pas 6 minutash kaloi vendasit në avantazh. Anglezi sistemoi topin në të djathtë dhe mundi portierin kundërshtar nën traversë. United iu afrua dyfishimit, ndërsa Betis nuk mundi të kalonte mesfushën, i shtypur nga presioni i lojtarëve të ten Hag. Në minutën e 32′, megjithatë, gjithçka ndryshoi. Ayoze Perez gjeti golin e bujshëm të barazimit dhe spanjollët mund edhe të përmbysnin ndeshjen. De Gea humbi topin duke i dhën Perez një mundësi fantastike, por këtë herë u ndal nga shtylla. Në minutën e 52′ Antony nxorri nga telashet ten Hag, ashtu si ndaj Barcelonës. Sulmuesi brazilian dribloi një kundërshtar e shënoi me një goditje të mrekullueshme. Gjashtë minuta më pas dhe erdhi goli i tretë me Bruno Fernandes. Portugezi shënoi me kokë në zhvillimet e një goditje këndi. Betis ishte i pafuqishëm dhe pokerin e fiksoi në minutën e 82′ Weghorst. Përfundoi 4-1, me Manchester që mbyll cështjen kualifikim që në ndeshjen e parë. Betis do t’i duhet një arritje e vërtetë për të përmbysur rezultatin.

 


SEVILLA-FENERBAHÇE 2-0
Fitore e rëndësishme për Sevilla, që kaloi 2-0 ndaj Fenerbahçe. Turqit luajtën lojën dhe iu afruan eurogolit me një goditje thuajse nga mesfusha të Valencia. Sulmuesi ekuadorian është i frymëzuar dhe fshikulloi kryqëzimin e shtyllave. Loja andaluziane kalon nëpër këmbët e Rakitic, por krosimet e tij në zonë nuk u shfrytëzuan nga shokët e skuadrës. Jorge Jesus dhe skuadra e tij e mbajtën ndeshjen në kontroll, i bënë spanjollët të vraponin bosh dhe, një frymë larg intervalit, patën një tjetër shans të humbur nga King. Sampaoli shkundi ekipin e tij dhe në pjesën e dytë është një tjetër Sevilla. Spanjollët gjetën avantazhin në minutën e 56′. Jordan goditi nga jashtë zonës dhe gjeti një devijim që rrëzoi portierin kundërshtar. Fenerbahçe u hodh përpara në kërkim të golit të barazimit, por në minutën e 85′ pësoi dyfishimin nga Lamela. Një fitore e rëndë për andaluzianët, të cilët do të shkojnë në Stamboll me dy gola epërsi.

 


SHAKHTAR DONETSK-FEYENOORD 1-1
Barazim 1-1 mes Shakhtar Donetsk dhe Feyenoord. Në Varshavë loja ishte e tensionuar dhe fizike që në fillim. Ukrainasit u përpoqën të luajnë, por pa mundur të ndërtojnë mundësi të mëdha. Ndeshja u bë e shëmtuar, me shumë faulle dhe pak raste nga të dyja palët. Në pjesën e dytë erdhën golat. Rakitskyi goditi me shpinë në zhytjeje në zhvillimet e një goditje këndi dhe gjeti 1-0 me fat. Megjithatë, në goditjen e 21 të Feyenoord, Shakhtar u rrëzua. Bullaude shënoi me kokë për të nënshkruar 1-1 në minutën e 88′. Kështu përfundon e gjithçka do të vendoset në kthimin në Roterdam.

 


Europa League Round of 16
Juventus 1-0 Freiburg
Manchester United 4-1 Real Betis
Sevilla 2-0 Fenerbahce
Shakhtar Donetsk 1-1 Feyenoord

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top