Video/ Debutuesi Mbangula, Weah e Cambiaso, fundosin Como: Juventus e Thiago Motta nisin mirë

Debutim brilant për Juventusin e ri të Thiago Motta, që mundi 3-0 Como dhe e nisi kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekuilibri zgjati vetëm 23’, kur debutuesi Mbangula i dhuroi vetes një mbrëmje ëndrrash, duke mposhtur Reina me një goditje të saktë në kënd. Shtylla ndaloi Vlahovic në minutën e 43′, por Weah në shtesë përfitoi nga asisti i Yildiz për të dyfishuar shifrat.

Në fillim të pjesës së dytë Vlahovic shënoi edhe golin e tretë me kokë, por festa u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të Cambiaso në fillim të aksionit. Mbrëmje e pafat për serbin që goditi një tjetër shtyllë në minutën e 53′. Llogaritë i mbylli në minutën e 91′ Cambiaso që fiksoi trisin. Në fund debutoi edhe Douglas Luiz, i cili iu afrua pokerit në kohën shtesë. Për Como ka shumë punë për të bërë për të arritur objektivin shpëtim.

E PARA E BARDHEZINJVE ËSHTË SUPER…
Koha do të tregojë nëse Juventus 2024-2025 do të jetë në gjendje të fluturojë apo jo. Sigurisht që në suksesin e parë të skuadrës së Thiago Motta ndaj Como, 3-0, krahët bënë diferencën. Merkato do të japë edhe zgjidhjet për të cilat Giuntoli po punon prej disa kohësh (nga Nico Gonzalez te Conceicao nuk mungojnë emrat) por përgjigja e atyre që punojnë me trajnerin që në fillimet e përgatitjes nuk i zhgënjyen pritshmëritë.

Mbangula pati një mbrëmje ëndrrash: gol në debutimin e tij për ekipin e parë dhe në Serie A; Weah konfirmoi zgjidhjen e dobishme që trajneri i tij kishte përmendur në prag të ndeshjes; dhe Cambiaso përfundoi ndër më të mirët në fushë. Vlahoviç ishte më i pafati, duke e mbyllur mbrëmjen me dy shtylla, një gol të anuluar për pozicion jashtë loje dhe një gol të humbur në shtesë ballë për ballë me Reina. Como duhet të bëjë shumë gjëra ndryshe: sigurisht ishte larg versionit më të mirë që Fabregas synon të propozojë gjatë vitit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top