Video/ Debuton me humbje Sylvinho: Swiderski ndëshkoi Shqipërinë, Szczesny shpëtoi Poloninë

Fatin apo meritën i ndan një vijë e hollë. Një vijë e hollë, që edhe njëherë ishte në favor të polakëve, cilado qoftë. Debutim me humbje për teknikun Sylvinho, në pankinën e Shqipërisë, ashtu si kishte ndodhur edhe me Edoardo Rejan. Në Varshavë përfundon 1-0 për Poloninë, që merr tre pikët e para në ndeshjen e dytë kualifikuese, duke mundur kuqezinjtë me golin e Swiderski. Del edhe njëherë e mundur përballë polakëve Shqipëria, që rezultatin e 11 radhazi pa fitore. E megjithatë, të besuarit e brazilianit Sylvinho, pavarësisht mungesave, dhanë shenja të një skuadre në rritje, ku barazimin do ta kishin merituar plotësisht.

 

Lojtës Videosh

 

 

Një ndryshim taktik, i shumëpritur nga të gjithë në ambjentin kuqezi, e që u duk premtues. Të paktën në debutimin e Sylvinho në Varshavë. Një 4-1-4-1 që në fazë sulmuese bëhej me tre përpara, ku Uzuni në një anë e Asani në anën tjetër, suportonin Cikalleshin. Një pjesë e parë ku qendërsulmuesi ishte vecanërisht i izoluar, me Shqipërinë që u mundua të kontrollonte kundërshtarin. U duk se ia doli, Zalewski e Cikalleshi nga distanca rastet e vetme, deri kur pësoi golin 5 minuta nga bilbili i dyfishtë. Në zhvillimet e një goditje dënimi tentativa e Kaminskit u përplas në shtylla e pastaj Swiderski mposhti Strakoshën për avantazhin polak. Goli i 9 në 22 ndeshje për numrin 11, i dyti ndaj Shqipërisë.

 

PERSONALITET E KARAKTER
Mirë në linjat, gjithnjë të rreshtuar e të rregullt, jo dhe aq efikas në sulm. Mihaj, tregoi se mund të jetë më shumë se thjesht alternativë në të ardhmen. Asllanit i duhen minuta, Asani një befasi e bukur. Tepër i izoluar Cikalleshi, deri kur Sylvinho spostoi përpara dy krahët në një pjesë të dytë ofensive. Uzuni i suportuar nga Asllani në të majtë e nga konsistenca e Hysajt, prodhoi rastet më të rrezikshme.

 

Lojtës Videosh

Polonia nëse nuk pësoi duhet të falenderojë Szczesny, vendimtar në minutën e 57′ në goditjen e harkuar në shtyllën e dytë të Uzunit. Portieri i Juventus u përsërit një minutë më pas edhe ndaj Asllanit, me kuqezinjtë që i provuan të gjitha. Mehmeti për Asanin, për më tepër freski, por Fernando Santos i mori masat. Polonia nuk rrezikoi më asgjë dhe kaloi kohën me administrim e një manovër të ngadaltë për të vrarë ndeshjen. Shqipëria e provoi, shkoi fare pranë në të 88′ kur Uzuni goditi brenda zonës, ngjitur me shtyllën e Szczesny. Në fund, keqardhje për një ndeshje që nuk meritonim ta humbisnim.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top