Video/ “Ç’kemi copa mu*i”, fyerje nga autobusi i Torino për tifozët: dalin emrat e lojtarëve të inkriminuar

Një video e marrë nga autobusi i lojtarëve të klubit ‘Torino’ që shkuan të bëjnë homazh në Superga mëngjesin e së shtunës, është bërë virale në rrjetet sociale. Kjo sepse në të dëgjohen dy zëra që ofendojnë tifozët në mënyrë të shëmtuar. Njerëzit në rrjetet sociale kanë drejtuar gishtin drejt dy lojtarëve, që i është dashur të japin versionin e tyre.

FYERJET PËR TIFOZËT
Të shtunën në mëngjes, sipas traditës, futbollistët Granata shkuan për një pelegrinazh në kodrën Superga, për të bërë homazhe për kampionët e Grande Torino që humbën jetën më 4 maj 1949 në një aksident ajror. Emocion i madh i përfshiu të gjithë kur kapiteni Buongiorno renditi emrat e lojtarëve që u zhdukën në atë tragjedi. Mirëpo, një video që u bë virale, e regjistruar me smartphone nga autobusi i ekipit, e prishi krejt momentin. Në videon e inkriminuar dy zëra shajnë tifozët e pranishëm në Superga duke thënë “Ciao, Ciao copa mu*i”, duke pasuar “këta po na fishkëllenin dje, koq*t” (duke iu referuar ndeshjes së së premtes kundër Bolonjës). Përmbajtja është postuar në Instagram nga portieri Luca Gemello i cili duket se në fillim nuk e kuptoi se çfarë po thuhej rreth tij. Ndonëse videoja u hoq menjëherë, ajo u bë virale në rrjetet sociale.

TË KUJT JANË ZËRAT NË VIDEO?
Tifozët kanë drejtuar gishtin nga Matteo Lovato dhe Pietro Pellegri, duke njohur zërat e tyre dhe tani po i kërkojnë klubit t’i ndërpresë kontratat. Megjithatë, mbrojtësi granata ka shpjeguar me një rrëfim të gjatë në Instagram: “Torino dhe Torino janë realiteti më i bukur që kam parë. Kushdo që më njeh e di respektin dhe admirimin e thellë që kam pasur gjithmonë në jetë. E ndërkohë akuzohem se kam kam thënë diçka kundër tifozëve? Nuk e pranoj sepse nuk bën pjesë në personin tim, është kundër vlerave në të cilat besoj!”. Edhe Pellegri është përgjigjur në Instagram duke shkruar: “Respektoj mendimet e të tjerëve, por nuk pranoj të lidhem me një video që po qarkullon sepse zëri im nuk është prezent aty”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top