Video/ City rimerr kreun: Gvardiol mësohet keq, dygolësh në 4-0 ndaj Fulham. Broja hije në 23′ në fushë

Java e 37 e Premier League u hap me fitoren e Manchester City ndaj Fulham, që në Craven Cottage mori rezultatin e dëshiruar: 4-0 me firmat e Gvardiol (dygolësh), Foden dhe Alvarez. Me të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura, skuadra e Pep Guardiola ngjitet kështu në 85 pikë, +2 ndaj Arsenal. Gunners, ndërkohë, do të jenë të impenjuar në fushë kundër Manchester United të dielën. Nëse londinezët nuk arrijnë të marrin tre pikët, City do të ketë mundësinë për të fituar titullin të martën, në rikuperimin kundër Tottenham.

FULHAM-MANCHESTER CITY 0-4
Manchester City nuk gaboi, duke mposhtur Fulham 4-0: Guardiola i gëzohet mbrojtësit të tij goleador Gvardiol (dygolësh) dhe ushtroi presion ndaj Arsenal, që u tejkalua në renditje. Pas një fillimi të mirë për Cottagers, City mori komandën e operacioneve. Guardiola dhe skuadra e tij tentuan të çajnë vijën mbrojtëse të kundërshtarit dhe ia dolën në minutën e 12′, kur Gvardiol finalizoi pas kombinimit me De Bruyne. Playmakeri belg arrin kështu 111 asistime në Premier League, duke barazuar Fabregas në vendin e dytë: është e vështirë për të arritur ose kaluar Ryan Giggs, i cili kryeson me 162.

Ofensiva e Fulham u duk më e gjallë, por pasi humbën një shans me Muniz u ndëshkuan. City dyfishoi epërsinë në minutën e 58′, kur Foden nuk gaboi para portës. Janë 12 gola për të në 12 ndeshjet e fundit në Premier League, një gol që mbylli praktikisht ndeshjen. Citizens gjeti golin e tretë në minutën e 71′, kur Gvardiol shënoi me një rrëshqitje për manuel, në pasimin e Bernardo Silva. Hyrja e Brojës nuk ndryshoi asgjë dhe City përmirësoi diferencën e golave me penallti. Ndërhyrja e Diop ishte jashtë kohe: karton i kuq për të e penallti që Julian Alvarez nuk e gaboi (96′).

Mbyllet 4-0 dhe Manchester City rikthehet në krye të Premier League me 85 pikë. Arsenali është në -2 dhe duhet të fitojë ndaj United për të shmangur skenarin më të keq të mundshëm. Citizens fitojnë titullin të martën, në rast të suksesit në sfidën e rikuperuar ndaj Tottenham. Ndërkohë, një Fulham që nuk ka më çfarë të kërkojë nga kampionati, ndalet në kuotën 44.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top