Video/ City e Real hedhin këmbën në çerekfinale: fitojnë në transfertat e Kopenhagen e Leipzig

Faza e 1/8 e Champions League ka nisur me fitoret në ndeshjet e para të dy prej skuadrave më të kuotuara për triumfin final. Kampionët e Manchester City kanë triumfuar 1-3 në shtëpinë e Copenhagen, duke e pritur me qetësi kthimin në Etihad. De Bruyne zhbllokoi ndeshjen në minutën e 10′, ndërsa Mattsson barazoi në të 34′. Citizens sidoqoftë e mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Silva në minutën e parë të shtesës. Pastaj Foden bëri tris në shtesën e të dytës. Fitore e rëndësishme edhe për Real Madrid në Gjermani. Pas peripecive për të arritur në Leipzig me grevën në aeroport e aksidentin me autobus, në fushë vendosi goli i Brahim Diaz.

LEIPZIG 0-1 REAL MADRID

Real Madrid mposhti Leipzig 1-0 në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Champions League dhe drejton menjëherë ndeshjen, përpara kthimit më 6 mars. Pas një pjese të parë plot vuajtje, Brahim Diaz u kujdes për të zhbllokuar një ndeshje të komplikuar. Sulmuesi që zëvendësoi Bellingham të dëmtuar, vendosi takimin me një magji të vërtetë në minutën e 49′. Gjermanët u përpoqën ta ekuilibronin sërish rezultatin, duke përdorur gjithë energjinë e tyre. Leipzig trembi disa herë Lunin, por rrezikuan shumë në kundërsulm. Në fund rezultati nuk ndryshoi. Raundi i parë shkon për Real Madrid, ndërsa Rose do të thirret në çështje për të tentuar mrekullinë në Bernabeu.

 

COPENHAGEN 1-3 MANCHESTER CITY

Manchester City trajtoi menjëherë si duhet çështjen e kualifikimit në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League 2023/24. Guardiola triumfoi 3-1 në transfertën me Copenhagen. Anglezët e hapën ndeshjen me diagonalen perfekte të De Bruyne (11′). Danezët reaguan dhe barazuan në minutën e 34′ falë goditjes së shkëlqyer të Mattsson. Megjithatë, kampionët e Europës shkuan në dhomat e zhveshjes sërisht në avantazh. Në minutën e parë shtesë Bernardo Silva me një parabolë fine riktheu në avantazh Citizens. Copenhagen nuk mund të bënte më shumë dhe Guardiola mund të bëjë gjumë të qetë deri në kthim falë Foden. Djali i artë i City kompletoi trisin në minutën e 93′, duke e bërë pothuaj një formalitet kthimin në Etihad.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top