Video/ Chelsea e Arsenal betejë për 1 pikë: tris i United, Ipswich turpëron Tottenham

Java e 11-të e Premier League përfundoi me barazimin mes Chelsea dhe Arsenal: derbi londinez u mbyll 1-1. Pedro Neto shënoi për të barazuar avantazhin e brazilianit Martinelli, pasi goli i Havertz u anulua. Manchester United rikthehet te fitorja duke mposhtur Leicester 3-0, me Bruno Fernandes dhe Garnacho protagonistë. Tottenham bie 2-1 në shtëpi kundër Ipswich Town, që merr fitoren e pare në kampionat. Newcastle mund 3-1 me përmbysje Nottingham Forest.

MANCHESTER UNITED-LEICESTER 3-0

Në pritje të ardhjes së Amorim, Manchester United i drejtuar nga Ruud van Nistelrooy priti Leicester në Old Trafford, në një përballje mes dy skuadrash që ende kërkojnë një identitet të qartë. Djajtë e Kuq u dukën me iniciativë që në fillim dhe kaluan në avantazh në minutën e 17’, falë një supergoli nga Bruno Fernandes, i shërbyer nga një prekje inteligjente me thembër nga Diallo. Ndidi, nga ana e tij, humbi një shans të madh në minutën e 30’, kur nuk përfitoi nga një hutim i mbrojtjes së United, duke u ndalur nga Onana në një aksion që mund t’i kishte dhënë barazimin Leicester. Manchester United shënoi golin e dytë në minutën e 38’, me Bruno Fernandes protagonist përsëri: portugezi goditi me kofshë në krosin e Mazraoui, duke përfituar më pas nga një devijim vendimtar i Kristiansen.

 

Në pjesën e dytë, ritmi ra, por Djajtë e Kuq arritën të shënonin golin e tretë në kundërsulm: Garnacho realizoi me një goditje perfekte në krahun e djathtë që përfundoi në cepin e lartë të portës në minutën e 82’. Manchester United rikthehet te fitorja në kampionat dhe arrin në kuotën e 15 pikëve, duke e lënë Leicester me 10 pikë.

TOTTENHAM-IPSWICH TOWN 1-2

Pas fitores së madhe kundër Aston Villa në kampionat dhe humbjes së hidhur kundër Galatasaray në Europa League, Tottenham mirëpriti Ipswich Town në Londër, që ende nuk kishte fituar në këtë sezon të Premier League asnjë ndeshje. Brennan Johnson humbi një shans të artë për të kaluar Tottenham në avantazh. “Tractor Boys” sulmuan dhe në minutën e 10’ goditën traversën me Burgess, për të kaluar në avantazh në minutën e 31’: Szmodics befasoi Vicario me një goditje nga afër, duke i dhënë Ipswich avantazhin 1-0. Tottenham përjetoi një pjesë të parë shumë të vështirë dhe pësoi golin e dytë në minutën e 43’: Delap shfrytëzoi një keqkuptim mes Vicario dhe Dragusin për të shënuar 2-0. Solanke shkurtoi diferencën në fillim të pjesës së dytë, por VAR anuloi golin për shkak të prekjes së topit me dorë.

Në minutën e 60’, Tottenham kërkoi një penallti për një prekje të mundshëm të topit me dorë në krosimin e Porro, por arbitri dhe VAR nuk dhanë asgjë. Tottenham i Postecoglou nisi të luante më mirë dhe në minutën e 69’, Bentancur shënoi me një goditje të fuqishme me kokë. Tottenham kërkoi barazimin, por nuk arriti ta gjejë. Ipswich Town merr fitoren e parë në Premier League, duke shkuar në 8 pikë, pak mbi zonën e rënies. Kjo është një humbje e rëndë për Tottenham, që mbetet me 16 pikë.

NOTTINGHAM FOREST-NEWCASTLE 1-3

Surpriza e këndshme e këtij sezoni, Nottingham Forest, luajti në “City Ground” kundër Newcastle, me entuziazmin e javëve të fundit. Nuno Espirito Santo u shpall trajneri më i mirë i muajit tetor, ndërsa Chris Wood fitoi çmimin e lojtarit më të mirë, duke u bërë i pari nga Zelanda e Re që arrin këtë në Premier League. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 22’, me një goditje të fortë me kokë nga Murillo në një kros nga Elanga. Newcastle u përpoq të reagojë me Bruno Guimaraes dhe Burn, por pjesa e parë përfundoi me avantazhin 1-0 për Forest.

Rezultati ndryshoi në minutën e 54’ kur Isak shënoi për barazimin 1-1 për Magpies. Sërish Isak iu afrua dyfishimit 20 minuta para fundit, ndërsa Joelinton ishte më i saktë në minutën e 72’, duke i dhënë avantazhin Newcastle me rezultatin 2-1. Në dhjetë minutat e fundit Newcastle humbi Gordon për shkak të një dëmtimi dhe në lojë u fut Barnes. Ish-lojtari i Leicester ishte protagonist, duke shënuar golin e 3-1 në minutën e 83’ me asistin e Tonali. Nottingham Forest ndërpret serinë pozitive, por mbetet në pozitat e larta me 19 pikë.

CHELSEA-ARSENAL 1-1

Ndeshja e madhe e javës së 11-të në Premier League, ishte ajo mes Chelsea e Arsenal në Stamford Bridge, në një derbi londinez, mes dy skuadrave që janë me pikë të njëjta në renditje. Arteta riktheu Rice dhe, veçanërisht, Ødegaard në mesfushë, me norvegjezin që luajti ndeshjen e tij të parë në Premier League që nga gushti i kaluar. Në minutën e 23’, Malo Gusto humbi një shans të artë për Chelsea, duke goditur mbi portë me kokë pas një krosimi të shkëlqyer nga Pedro Neto. Nga ana tjetër, Martinelli u përpoq të rrezikojë, por Sanchez bëri një pritje vendimtare. Në minutën e 32’, Kai Havertz kaloi në avantazh Arsenal, duke shënuar golin e ish-it, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Arsenal sidoqoftë mori epërsinë në minutën e 60’ kur Ødegaard krosoi për Martinelli, që mposhti Sanchez në shtyllën e tij. Avantazhi i Arsenal zgjati vetëm dhjetë minuta: Pedro Neto barazoi në minutën e 80’, duke shënuar 1-1 me një goditje të saktë me të majtën nga jashtë zone. Jackson shënoi sërish për Chelsea, por goli u anulua për një pozicion të qartë jashtë loje. Në fund të ndeshjes, Arsenal humbi Saka për shkak të një dëmtimi. Përfundoi 1-1, me Chelsea dhe Arsenal që shkojnë të dy në kuotën e 19 pikëve në kampionat, duke mbetur prapa vetëm Liverpool dhe Manchester City.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top