Nuk mund të kishte një debutim më të mirë për Juventus, që festoi rikthimin në Champions League duke mposhtur 3-1 PSV, që ishte e pamposhtur në Eredivisie. Sukses në transfertë në ndeshjen tjetër edhe për Aston Villa, që mposhtën 0-3 Young Boys.
JUVENTUS 3-0 PSV
Bardhezinjtë festojnë rikthimin në Champions League pothuajse shtatëqind ditë pas herës së fundit, me një fitore evidente ndaj PSV.
Yildiz zhbllokoi ndeshjen në minutën e 21′, duke shenjuar debutimin e tij në turne me një gol impresionues. Një gol i stilit Del Piero, të cilit i theu edhe rekordin duke u bërë golashënuesi më i ri i Juventus në turne. Më pas golat e McKennie (27′) dhe Nico Gonzalez (52′) siguruan rezultatin. Në fund Saibari (93′) mposhti për herë të parë në sezon mbrojtjen e Juventus.
Aventura e re evropiane e Zonjës fillon me një 3-1 të shënuar nga një Yildiz i versionit Del Piero (golat e tjerë nga McKennie dhe Nico Gonzalez). Thiago Motta, në debutimin si trajner në Champions League, zgjidhi problemin e golave të ndeshjeve të fundit. E meta e vetme ishte goli i pësuar në fund (gol nga Saibari), i pari i sezonit. Shumë i fortë Juventus për PSV-në, që pas një fillimi të mirë nuk mundi të përballonte ndikimin e Yildiz dhe shokëve të tij: humbja e parë e sezonit për kampionët e Holandës.
YOUNG BOYS 0-3 ASTON VILLA
Nuk pati praktikisht ndeshje mes Young Boys dhe Aston Villa, me anglezët që shënuan pesë herë, por dy gola u anuluan nga VAR. Zviceranët rezistuan vetëm 27 minuta, kohë kur Tielemans shënoi golin e avantazhit për britanikët. Një asist i McGinn që u shfrytëzua në mënyrën më të mirë për golin që zhbllokoi ndeshjen. Ramsey dyfishoi shifrat 9 minuta më vonë, pas një asist të Watkins, të cilit iu anulua me VAR goli i tretë në minutën e 43′.
Young Boys pothuaj nuk ishte në fushë dhe Aston Villa shënoi një tjetër gol me Duran, në minutën e 78′, edhe ky i anuluar me VAR. Takimi me trisin vetëm sa ishte shtyrë për Villians, sepse Onana bëri 0-3 në minutën e 86′ pas një asisti të Tielemans.