Video/ Champions, Bayer Leverkusen bën copë Feyenoord: Benfica pushton strofullën e Crvena Zvezda

Mbërrijnë rezultatet e para të ndeshjeve të së enjtes së raundit të parë të Champions League 2024/25. Një debutim dërrmues për Bayer Leverkusen, që mposhti Feyenoord 4-0 në transfertë. Protagonist absolut ishte Florian Wirtz, i cili shënoi një dygolësh në debutimin e tij në kompeticion (shënoi edhe Grimaldo). Sukses edhe për Benfica, që fitoi 2-1 në Beograd në fushën e Crzvena Zvezda falë Akturkoglu dhe Kokçu.

FEYENOORD 0-4 BAYER LEVERKUSEN
Goleadë e Bayer Leverkusen, që në debutimin e tij në Champions mposhti Feyenoord në Rotterdam me rezultat 0-4. Pesë minuta i mjaftuan skuadrës së teknikut Xabi Alonso për të hapur ndeshjen: Andrich gjeti mes linjave Ëirtz, i cili shënoi golin e parë. Holandezët tentuan të reagojnë, por në minutën e 30′ e pësuan përsëri nga Grimaldo, që dyfishoi rezultatin me një tap-in. Pas 2-0, vendasit u shembën pothuajse përfundimisht, që në pjesën e parë: në minutën e 36′, një kundërsulm i Frimpong nxorri të lirë Wirtz, që shënoi të tretin, duke firmosur dygolëshin personal. Në fundin e pjesës së parë, Aspirinat shënuan pokerin, me goditjen me kokë të Tapsoba. Në pjesën e dytë bardhekuqtë shtuan ndjeshëm intensitetin e tyre, duke gjetur edhe golin e nderit me Ueda, por që u anulua. Krenaria e skuadrës së Priske nuk mjaftoi, Leverkusen triumfoi 4-0 dhe e nisi shkëlqyer rrugëtimin në Evropë.


CRVENA ZVEZDA 1-2 BENFICA
Gjithçka ishte mjaft e lehtë edhe për Benfica, fituese 2-1 në Beograd ndaj Crvena Zvezda. Fillim i shkëlqyer për miqtë, të cilët pas nëntë minutash lojë kaluan në avantazh falë goditjes së Akturkoglu. Serbët tentuan të nisen menjëherë në kërkim të barazimit, por me kalimin e minutave portugezët u kthyen dominues dhe dyfishuan epërsinë në minutën e 29′ sërish me protagonist një turk: Kokçu ekzekutoi një trajektore perfekte nga një goditje dënimi, që përfundoi në rrjetën e Glazer. 2-0 e gjërat nuk ndryshuan në dyzet e pesë minutat në vijim. Bardhekuqtë u futën në fushë me një qëndrim tjetër, por pa arritur të dëmtojnë ekipin mik. Goli që ngushtoi diferencën erdhi në minutën e 86′ me goditjen e Milson i vetëm përballë Trubin, por atëherë ishte tepër vonë. Benfica fitoi 2-1 dhe e nisi aventurën europiane me tre pikë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top