Video/ “Çfarë ka*in kërkon?” Maldini e Spalletti sherr në tunel, në pushim të Napoli-Milan

Tension i lartë në intervalin e ndeshjes Napoli-Milan, mes Luciano Spalletti dhe Paolo Maldini. Trajneri i të kaltërve dhe drejtuesi i kuqezinjve patën një debat të ashpër në tunelin e dhomave të zhveshjes. Spalletti shpjegoi gjithçka pas ndeshjes: “Po i kërkoja llogari arbitrit për kartonin e verdhë të Lobotkës. Maldini kaloi pranë, duke tundur krahët sikur të thoshte ‘gjithmonë ankohesh’. Nëse ka pasur ndonjë që ka protestuar janë ata, si edhe vitin e kaluar. Edhe Pioli u thërrit, mua nuk më thërritën kurrë. Nuk më pëlqeu fakti që ai foli teksa po debatoja me arbitrin. Megjithatë gjithcka është në rregull për mua. Më erdhi keq, në fund është Paolo Maldini. Janë gjëra të pakëndshme”.

Duke shqyrtuar pamjet e shfaqura nga Dazn, duket se drejtuesi i kuqezinjve ka thënë: “Mister, jeni nervoz, fituat kampionatin, çfarë ka*in kërkon”. Pas një sqarimi të shkurtër me trajnerin e Napolit, Rafa Leao u kujdes më pas për të rivendosur qetësinë dhe largimin e drejtorit të zonës teknike të Milanit.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top