Video/ Bylis lë Tiranën pa Europë, Ruçi i shënon në minutën e 113′ dhe e eliminon

Lamtumirë Europë. Tirana del nga Kupa e Shqipërisë që në fazën e 1/8 i eliminuar nga Bylis. Për bardheblutë, në zonën e rënies nga kategoria, një tjetër humbje penalizuese, kundër një rivali që shfrytëzoi kohët shtesë për të kaluar në çerekfinale 1-2. Avancon pa probleme Laç, që mposhti 3-1 Kukësin.

Dede merr një tjetër rezultat impresionues, pas fitores në kampionat me Dinamon. Ballshiotët ia dolën të fitojnë me përmbysje, pasi fillimisht koha e rregullt kishte përfunduar 1-1. Ruçi i dha kualifikimin Bylis me golin në minutën e 113-të. Tirana zhbllokoi takimin në minutën e 10′ me Ernest. Goli i parë me fanellën bardheblu për nigerianin, por që nuk mjaftoi. Mallakastriotët barazuan shumë shpejt e në minutën e 22′ Marku ekuilibroi shifrat.

Skuadrat patën raste të shumta për gola të tjerë, por u deshën kohët shtesë për të vendosur. Në minutën e 113′ Ruçi shënoi golin që kualifikon në çerekfinale të besuarit e Dedes dhe nxjerr jashtë Tiranën.

LAÇI, TRIS GOLASH PËR NJË VEND NË ÇEREKFINALE
Laçi ka mposhtur Kukësin me rezultatin 3-1, duke triumfuar me përmbysje dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Edhe pse luanin në transfertë, miqtë zhbllokuan ndeshjen me golin e Fadiga në minutën e 20′. Kukësi u mundua të kontrollojë, por avantazhi i tyre zgjati deri në shtesën e pjesës së parë. Tresa barazoi rezultatin ndërsa Bullari, me një dygolësh, përmbysi rezultatin, duke kaluar bardhezinjtë në çerekfinale. Për tu shënuar, incidenti që i ndodhi në pjesën e parë, portierit të kurbinasve, Molla, që u transportua me ambulancë në spital për shkak të një dëmtimi.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top