Risia e trajnerit Sylvinho në listën e kombëtares, Bujar Pllana, duket se është në formë të shkëlqyer.
24-vjeçari shënoi sot në kampionatin polak me fanellën e Lechia Gdansk në ndeshjen ndaj Pogon Szczecin.
Mbrojtësi këtë sezon ka luajtur në 12 ndeshje. Të hënën ai vjen në grumbullimin kuqezi.