Video/ Broja vetëm 13 minuta, Chelsea e mbyll pa gola me Aston Villa: Ake i jep fitoren City në Londër

Tre barazime dhe vetëm një fitore, edhe ajo dy minuta nga fundi. Manchester City është i vetmi që buzqëesh në raundin e katërt të FA Cup, duke mposhtur Tottenham në Londër me një gol të Ake. Në Stamford Bridge, Chelsea u bllokua në një 0-0 pa shije përballë Aston Villa. 13 minuta për Armando Brojën, që nuk nxorri dot në dritë ekipin e Pochettino përbalë Villians. Barazime edhe mes Bristol e Nottingham dhe Sheffiled Wendsday-Coventry. Kështu, të gjithë barazuesit do të riluajnë sfidat, këtë herë në fushën kundërshtare, sipas rregullores së turneut.

Kush priste shpërthimin e Brojës kundër Villians duhet të ndryshojë mendim. Pochettino i dha kohë vetëm nga minuta e 77′ në vend të Sterling, duke preferuar Palmer si qendërsulmues, edhe pse anglezi është një mesfushor ofensiv.

Anis Mehmeti e nisi nga minuta e parë me Bristol, por skuadra e tij nuk arriti më shumë se 0-0 përballë Nottingham. 77 minuta lojë për anësorin e kombëtares, që bëri një përfaqësim të mirë. Në barazim 1-1 ndërkohë, u mbyll sfida mes Sheffield dhe Coventry, i vetmi barazim që dhuroi gola në natën e sotme. Torp shënoi në fund të pjesës së parë për miqtë, ndërsa 6 minuta nga fundi Gassama e bëri ndeshjen të riluhet, duke barazuar 1-1.

Tottenham rezistoi 88 minuta përballë Manchester City të Guardiolës, para se të dorëzohej ne golin e Ake. Kështu, Citizens kualifikohen në 16 më të mirëve dhe presin të njohin edhe skuadrat e tjera që do ti bashkohen.

FA Cup: Round 4 England

Bristol City 0-0 Nottingham Forest
Chelsea 0-0 Aston Villa
Sheffield Wednesday 1-1 Coventry City
Tottenham Hotspur 0-1 Manchester City

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top